Prioritetet e MEPJ-së në 2025, rrugëtimi evropian i Shqipërisë dhe hapja e ambasadave të reja

Investimet për vitin 2025 përfshijnë projekte inovative, si modernizimi i shërbimit konsullor online dhe sistemit e-Visa, që do të përmirësojnë shërbimet për qytetarët shqiptarë jashtë vendit.


Buxheti i Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme për vitin 2025 arrin në shifrën e 3,8 miliardë lekëve, më i madhi në historinë e Shërbimit të Jashtëm, dhe do të financojë një sërë iniciativash kyçe, duke përfshirë mbështetje të fortë për funksionimin e misioneve diplomatike dhe konsullore, si dhe angazhimin e vendit tonë në nismat rajonale dhe në programet e BE-së.

Ky buxhet gjithashtu do të mbështesë avancimin e marrëdhënieve me Bashkimin Evropian dhe përpjekjet për të forcuar diplomacinë ekonomike.

Investimet për vitin 2025 përfshijnë projekte inovative, si modernizimi i shërbimit konsullor online dhe sistemit e-Visa, që do të përmirësojnë shërbimet për qytetarët shqiptarë jashtë vendit.

Po ashtu, mbështetja për diasporën shqiptare është një prioritet i veçantë, me synimin për të forcuar lidhjet kulturore dhe ekonomike, si dhe për të mundësuar zhvillimin e qëndrueshëm të vendit.

Objektivat e politikës së jashtme të Shqipërisë për vitin 2025

Disa nga objektivat më të rëndësishëm të politikës së jashtme të Shqipërisë për vitin 2025 përfshijnë:

Avancimin e procesit të integrimit evropian dhe përgatitjen e vendit për anëtarësim deri në vitin 2030, duke forcuar angazhimin tonë në reformimin e institucioneve dhe proceseve.

Pjesëmarrjen aktive në nismat rajonale, si Procesi i Berlinit dhe Plani i ri i Rritjes, si dhe programet e tjera të BE-së, për të siguruar integrimin gradual të rajonit në Bashkimin Evropian.

Ruajtjen e profilit të Shqipërisë në fushën e multilateralizmit dhe angazhimin proaktiv në organizatat ndërkombëtare, si anëtar i Këshillit për të Drejtat e Njeriut të OKB-së dhe në Bordin Ekzekutiv të UNESCO-s.

Thellimin e marrëdhënieve me partnerët strategjikë, përfshirë SHBA-në, BE-në dhe Mbretërinë e Bashkuar, për të forcuar bashkëpunimin në fusha të ndryshme, si siguria dhe zhvillimi ekonomik.

Forcimin e diplomacisë ekonomike, me fokus në rritjen e shkëmbimeve tregtare, promovimin e eksporteve dhe thithjen e investimeve të huaja për të nxitur zhvillimin ekonomik të vendit.

Rolin e diasporës shqiptare si një burim i çmuar për zhvillimin e vendit, duke mbështetur modernizimin e shërbimeve konsullore dhe forcimin e lidhjeve me komunitetet jashtë vendit.

Përmirësimin e shërbimeve për qytetarët përmes platformave digjitale, duke ofruar ndihmë të menjëhershme dhe mbrojtjen e interesave të qytetarëve tanë jashtë vendit.

Mbështetje për Kosovën në procesin e njohjes ndërkombëtare dhe forcimin e kohezionit të faktorit shqiptar në rajon, duke promovuar një dialog konstruktiv dhe bashkëpunim të ngushtë.

Hapje e katër ambasadave të reja

Gjithashtu, angazhimi i Shqipërisë për zgjerimin e rrjetit diplomatik do të vijojë, me hapjen e ambasadave të reja në Bosnjë-Hercegovinë, Indi, Indonezi dhe Kenia, si dhe konsullata në destinacione strategjike si Luginën e Preshevës, Toronto dhe Dublin.

Këto hapa do të ndihmojnë në forcimin e rolit të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare dhe do të kontribuojnë në realizimin e objektivave tona ambicioze për të ardhmen.

Buxheti 2025, rritje prej 635 milionë lekësh krahasuar me vitin 2024

Për të realizuar këto objektiva ambiciozë, projektbuxheti për Shërbimin e Jashtëm parashikon një rritje të konsiderueshme prej 635 milionë lekësh krahasuar me vitin 2024, një shtesë prej 20% që tregon angazhimin tonë të palëkundur për të forcuar diplomacinë shqiptare.

Ky buxhet do të financojë një sërë iniciativash kyçe, të cilat përfshijnë:

Mbështetjen për misionet diplomatike dhe konsullore dhe hapjen e përfaqësive të reja dhe zhvillimin e aktiviteteve diplomatike, në vlerën 2.7 miliardë lekë.

Organizimin dhe koordinimin e aktiviteteve që lidhen me Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit dhe bashkëpunimin rajonal, me fokus në rritjen e bashkëpunimit me vendet e BE-së dhe rajonin, që do të financohen me 150 milionë lekë.

Angazhimin e Shqipërisë për të forcuar lidhjet me BE-në dhe pjesëmarrjen në organizatat ndërkombëtare që do të mbështetet me 60 milionë lekë.

Angazhimin në organizatat ndërkombëtare ku përfshihet pjesëmarrja aktive e Shqipërisë në forume shumëpalëshe dhe përmbushjen e detyrimeve të anëtarësimit, me një financim prej 230 milionë lekë.

85 milionë lekë për modernizimin e shërbimeve konsullore

Buxheti 2025 parashikon mbështetje për diasporën shqiptare, ku në kuadër të Strategjisë Kombëtare të Diasporës 2021-2025, do të investohen 85 milionë lekë për modernizimin e shërbimeve konsullore, regjistrimin e diasporës dhe krijimin e një rrjeti efektiv për profesionistët shqiptarë jashtë vendit.

Kjo do të ndihmojë në forcimin e lidhjeve kulturore, ekonomike dhe sociale mes diasporës dhe Shqipërisë, duke kontribuar në zhvillimin e qëndrueshëm të vendit.

650 milionë lekë fond për mbështetjen e Shërbimit të Jashtëm

Për vitin 2025, investimet do të përfshijnë projekte inovative si:

Sistemi i Shërbimit Konsullor Online, i cili do të financohet me 115 milionë lekë.

Modernizimi i sistemit e-Visa, me një kosto prej 107 milionë lekësh.

Në tërësi, buxheti 2025, pavarësisht rritjes së konsiderueshme, nuk është fundi i procesit të investimeve në politikën e jashtme, është një proces i vazhdueshëm, dhe me një menaxhim të kujdesshëm, ky buxhet do të kontribuojë në avancimin e diplomacisë shqiptare dhe integrimin e Shqipërisë në familjen evropiane, duke e çuar vendin në një fazë të re zhvillimi.

Burimi ATSH

Denaj: Kantina në Durrës, destinacion i turistëve vendas dhe të huaj

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Anila Denaj thekson se me filozofinë e prodhimeve cilësore “Made in Albania”, kjo kantinë…

Global 360

Armenia njeh pasaportat e Kosovës

Armenia nga sot njeh zyrtarisht të gjitha pasaportat e Kosovës, duke përfshirë ato të zakonshme, diplomatike dhe zyrtare.

Diplovista

Hetimet e SPAK-ut, Rama: I qetë e i vendosur që të vijojë beteja ndaj pandëshkueshmërisë

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, kryeministri bën një bilanc të zhvillimeve kryesore të vendit, që nga përparimi në…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Denaj: Kantina në Durrës, destinacion i turistëve vendas dhe të huaj

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Anila Denaj thekson se me filozofinë e prodhimeve cilësore “Made in Albania”, kjo kantinë…