Rama: 1.3 milionë vizitorë në sitet e trashëgimisë kulturore dhe 2300 evente kulturore në 2024-ën

Viti 2024 shënoi një rekord vizitorësh në sitet e trashëgimisë kulturore duke arritur në 1,3 milionë vizitorë, ose 30% më shumë se në vitin 2023.


Viti 2024 shënoi një rekord vizitorësh në sitet e trashëgimisë kulturore duke arritur në 1,3 milionë vizitorë, ose 30% më shumë se në vitin 2023.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale një historik të ngjarjeve më të rëndësishme kulturore të vitit 2024, ku u regjistruan mbi 2300 evente kulturore, ose mbi 25% më shumë se në vitin 2023.

Një format i rëndësishëm janë në këtë drejtim edhe Javët Kulturore Ndërkombëtare, ku gjatë vitit 2024 kishte 21 shtete pjesëmarrëse. Në kuadër të tyre u organizuan 250 aktivitete me pjesëmarrjen e 360 artistëve.

Shqipëria u përfaqësua po ashtu në Bienalen Ndërkombëtare të Artit në Venecia me “Love as a glass of Water”, ku pavijoni shqiptar u përfaqësua nga artistja Iva Lulashi.

Po ashtu gjatë vitit që lamë pas u finalizuan një sërë investimesh të rëndësishme.

Falë mbështetjes së EU4Culture u rihapën Teatri i restauruar i Kukullave, Muzeu Etnografik i Krujës dhe Muzeu Etnografik i Kavajës.

Po ashtu vijuan punimet për infrastrukturën kulturore në Muzeun Kombëtar të Arteve të Bukura dhe Qendrën Kombëtare të Kulturës për Fëmijë.

Në kuadër të rijetësimit të trashëgimisë kulturore u realizua po ashtu projekti Art në Hapësirat Publike, në kuadër të të cilit u realizuan disa vepra si: “Terminal for Tirana”, kuruar nga Tirana Art Lab, artiste Karolina Halatek; “Çelësi Shqiptar”, realizuar nga Alfred Mirash Milot; “Foleza”, realizuar nga Vasil Dhiamandi dhe Krisiko Studio.

Një sërë aktivitetesh u organizuan po ashtu edhe për festimin e 80-vjetorit të Çlirimit të Atdheut.

Viti 2024 u përmbyll me një tjetër lajm të mirë, regjistrimin e K’cimit të Tropojës në UNESCO, si pjesë e listës përfaqësuese të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Njerëzimit.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Biznesi platformë ekonomike për zhvillim të qëndrueshëm, konkurrueshmëri dhe inovacion

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë, Tiranë, në bashkëpunim me shoqatat më të rëndësishme të biznesit, kanë hartuar një Platformë Ekonomike…

Global 360

Shmyhal: Ukraina do të garantojë furnizimin me energji për Evropën

Ukraina do të garantojë “furnizimin me energji” për Evropën duke qenë “burimi më i madh i gazit në kontinent”, deklaroi…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Biznesi platformë ekonomike për zhvillim të qëndrueshëm, konkurrueshmëri dhe inovacion

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë, Tiranë, në bashkëpunim me shoqatat më të rëndësishme të biznesit, kanë hartuar një Platformë Ekonomike…