Lara Colturi, e dyta në Kupën e Botës në Ski, Rama: E nis 2025-n në podiumin e fitimtarëve

18-vjeçarja është renditur e dyta në garën e Sllovenisë, duke shenjuar një tjetër moment historik për vendin tonë, sa i takon sportit të skive.


Përfaqësuesja e Shqipërisë, skiatorja italiane Lara Colturi është renditur sot në vendin e dytë në Kupën e Botës në Ski. 18-vjeçarja është renditur e dyta në garën e Sllovenisë, duke shenjuar një tjetër moment historik për vendin tonë, sa i takon sportit të skive.

Kryeministri Edi Rama, ka ndarë në rrjetet sociale foto nga momenti i triumfit të skiatores shqiptare.

“Yll bote! Lara Colturi, skiatorja më e re e finaleve botërore, që ka zgjedhur nënshtetësinë shqiptare dhe garon për Shqipërinë, e nis vitin 2025 në podiumin e fitimtarëve duke u renditur e dyta në një nga finalet më sfiduese të Kupës së Botës”, shkruan Rama.

Gjatë vitit 2024, Lara arriti plot 10 herë të jetë në Top 15 dhe nga këto, 4 herë midis 10 më të mirave.

Pikët e grumbulluara nga sportistja 18-vjeçare i japin mundësinë të jetë mes 15 më të mirave të botës. Kështu ajo përmbylli një vit të jashtëzakonshëm, ndërsa e ka nisur 2025-ën me një tjetër super rezultat.

Për suksesin e jashtëzakonshëm të skiatores italiane në Kupën e Botës në Ski, ka reaguar edhe ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu. Përmes një postimi në Facebook, Manastirliu e cilëson këtë rezultat një super arritje për të nisur mbarë 2025-ën.

Edhe kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar për rezultatin e Lara Colturit në Kupën e Botës në Ski.

“Lara Colturi, skiatorja e talentuar që garon për Shqipërinë, e nis mbarë vitin 2025, duke u renditur e dyta në Kupën e Botës në Ski. Super rezultat”, shkruan Veliaj në postimin e tij në rrjetet sociale.

Sportistja e ekipit të Tiranës, Lara Colturi, që përfaqëson Shqipërinë në garat ndërkombëtare, ka treguar edhe një herë potencialin e saj të jashtëzakonshëm në një prej eventeve më prestigjioze të sportit dimëror, duke ngritur lart emrin e vendit tonë në arenën ndërkombëtare.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Shqipërinë do ta pasaportizojmë në Evropë me standardet evropiane

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur sot, disa komenteve në platformat sociale, në rubrikën “Sy m’sy”.

Global 360

Shmyhal: Ukraina do të garantojë furnizimin me energji për Evropën

Ukraina do të garantojë “furnizimin me energji” për Evropën duke qenë “burimi më i madh i gazit në kontinent”, deklaroi…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Shqipërinë do ta pasaportizojmë në Evropë me standardet evropiane

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur sot, disa komenteve në platformat sociale, në rubrikën “Sy m’sy”.