Përkujtohet Avni Mula në ditën e lindjes, Gonxhja: Vuri themelet e artit operistik

Për kontributin e tij si kompozitor është vlerësuar me titujt “Artist i Popullit” dhe “Nderi i Kombit”.


Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja ka përkujtuar sot artistin e ndjerë Avni Mula, në ditën e tij të lindjes.

“Në ditën e tij të lindjes, nderojmë dhe përkujtojmë një nga figurat më të shquara të artit shqiptar, Nderin e Kombit, Avni Mulën. Një artist i përmasave të rralla, i cili jo vetëm që vuri themelet e artit operistik në vendin tonë, por edhe e ngriti atë në lartësi të reja. Me mbi 30 role si bariton në kryeveprat botërore dhe shqiptare, ai mbeti një ikonë e belkantos, duke lënë pas një trashëgimi të pasur artistike.

Kompozitor i operetave si “Karnavalet e Korçës” dhe operës “Borana,” si dhe autor i shumë këngëve të pavdekshme, përfshirë “Valsin e lumturisë”, Avni Mula do të mbetet përgjithmonë simbol i kulturës dhe artit tonë kombëtar”, shkruan ministri Gonxhja në një postim në Facebook.

Avni Mula lindi në Gjakovë në vitin 1928. Studimet e larta për muzikë i kreu në Konservatorin “Çajkovski” të Moskës, ku u diplomua si këngëtar lirik. Karrierën artistike e nisi menjëherë mbas kthimit nga Moska si solist në Teatrin e Operas dhe Baletit, duke realizuar rolet kryesore të repertorit operistik të kohës.

Mes roleve të shumta, Mula spikati me Figaron te “Berberi i Seviljes” të Rosinit, Onjeginin tek “Eugjen Onjegin” të Çajkovskit dhe Gjetën tek “Mrika” e Prenk Jakovës.

Veprimtarinë krijuese e nisi në gjysmën e dytë të viteve ’60, fillimisht në fushën e këngës e të romancës dhe më pas si autor i veprave të mëdha vokale-koncertale, kantata, poema vokale dhe skenike, ku veçohen opereta “Karnavalet e Korçës” dhe opera “Borana”. Firmën e tij mbajnë edhe shumë këngë të muzikës së lehtë, mes të cilave “Valsi i lumturisë”.

Për kontributin e tij si kompozitor është vlerësuar me titujt “Artist i Popullit” dhe “Nderi i Kombit”.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Spiropali thirrje shqiptarëve jashtë vendit: Regjistrohuni për të votuar në zgjedhjet e 11 majit

Në 11 janar fillon procesi i regjistrimit të votuesve nga Diaspora për zgjedhjet e 11 Majit, i cili vazhdon deri…

Global 360

Armenia njeh pasaportat e Kosovës

Armenia nga sot njeh zyrtarisht të gjitha pasaportat e Kosovës, duke përfshirë ato të zakonshme, diplomatike dhe zyrtare.

Diplovista

Hetimet e SPAK-ut, Rama: I qetë e i vendosur që të vijojë beteja ndaj pandëshkueshmërisë

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, kryeministri bën një bilanc të zhvillimeve kryesore të vendit, që nga përparimi në…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Spiropali thirrje shqiptarëve jashtë vendit: Regjistrohuni për të votuar në zgjedhjet e 11 majit

Në 11 janar fillon procesi i regjistrimit të votuesve nga Diaspora për zgjedhjet e 11 Majit, i cili vazhdon deri…