Vengu: 1077 operacione nga AKMC gjatë 2024-ës, 5-fish më shumë Forca të Armatosura në terren

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ka bërë sot një bilanc të punës së 12 muajve që lamë pas, të Agjencisë Kombëtare të Emergjencave Civile dhe Forcave të Armatosura.


Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ka bërë sot një bilanc të punës së 12 muajve që lamë pas, të Agjencisë Kombëtare të Emergjencave Civile dhe Forcave të Armatosura. Sipas ministrit Vengu, “këto forca mbyllën një vit të vështirë, por gjithashtu të suksesshëm”.

“Forcat tona në terren u përballën me situata ekstreme, por koordinimi dhe shpejtësia në reagim na siguruan një avantazh për të shpëtuar zona të tëra të banuara dhe mijëra hektarë pyje. Vit pas viti, buxheti për Emergjencat Civile është rritur në mënyrë të ndjeshme, dhe vëmendja e Ministrisë së Mbrojtjes do të jetë e shtuar edhe në buxhetin e vitit 2025, që do të jetë më i lartë se ai i 2024-ës, ndërsa një pjesë e rëndësishme e investimeve do të shkojë për njësitë vendore dhe investimet për infrastrukturë dhe mjete”, shprehet ministri në një postim në rrjetet sociale.

Sipas ministrit të Mbrojtjes, “në vitin 2024, u regjistruan 5-fish më shumë Forca të Armatosura në terren krahasuar me vitin e kaluar për izolimin e vatrave të zjarrit. Gjatë vitit 2024, AKMC koordinoi 1077 operacione për izolimin apo fikjen e zjarreve në disa nga qarqet më problematike të vendit. Në operacionet e shuarjes u angazhuan në terren 27854 forca operative dhe 2284 mjete, ndërsa Forcat e Armatosura u përfshinë gjithashtu në betejën nga ajri me 36 operacione”.

“AKMC, si një aset kombëtar, do të fuqizohet edhe më shumë gjatë viteve të ardhshme si pjesë e vizionit të qartë të Qeverisë për të forcuar Mbrojtjen Civile e për të minimizuar dëmet në rastet e katastrofave natyrore”, thotë Vengu.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Përzgjidhen kandidatët për kreun dhe anëtarët e KD të RTSH, kalojnë për votim në Kuvend

Kandidatët janë Helidon Haliti dhe Fatjon Hoxhalli, të cilët u përzgjodhën nga Komisioni dhe do të kalojnë për votim në…

Global 360

Shmyhal: Ukraina do të garantojë furnizimin me energji për Evropën

Ukraina do të garantojë “furnizimin me energji” për Evropën duke qenë “burimi më i madh i gazit në kontinent”, deklaroi…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Përzgjidhen kandidatët për kreun dhe anëtarët e KD të RTSH, kalojnë për votim në Kuvend

Kandidatët janë Helidon Haliti dhe Fatjon Hoxhalli, të cilët u përzgjodhën nga Komisioni dhe do të kalojnë për votim në…