Minxhozi: Gjatë 2025-ës pritet kthim i inflacionit në objektivin prej 3%

Banka e Shqipërisë parashikon që inflacioni për vitin 2025 do të qëndrojë në kufijtë e 3%.


Banka e Shqipërisë parashikon që inflacioni për vitin 2025 do të qëndrojë në kufijtë e 3%.

Zëvendësguvernatorja e parë e Bankës së Shqipërisë Luljeta Minxhozi, në një intervistë për media tha se inflacioni ka ardhur në rënie të shpejtë, duke u rikuperuar plotësisht nga goditja që pësoi për shkak të rritjes së çmimeve në tregjet ndërkombëtare dhe arriti në nivelin 2% në nëntor të vitit 2024.

“Gjatë 2025-ës pritet kthim i inflacionit në objektiv prej 3%”, tha ajo.

Sipas saj, ekonomia ka kapërcyer të gjitha hendeqet e krijuara nga faktorë ekonomikë, por jo vetëm, dhe duket se ka hyrë në normalitet.

“Kufijtë e inflacionit janë afër normës natyrore. Transaksionet nuk janë të ndikuara nga ndryshimet e vlerës së parasë”, tha ajo.

Minxhozi u ndal edhe në luhatjet e tregut valutor dhe angazhimet e Bankës Qendrore për forcimin e pozitave të lekut.

“Ka pasur luhatje në tregjet valutore sa i takon lekut me monedhat e tjera të huaja, kryesisht me monedhën euro, që është kryesore në ekonominë shqiptare. Nga analizat tona del që euroja është nënçmuar si rezultat i flukseve tregtare që ne kemi. Problemi është që ekonomia shqiptare në tregjet e brendshme duhet të përdorë monedhën kombëtare. Përdorimi i pakufizuar i euros shkakton faktorë ekonomikë që nuk janë në kontroll as të bankave, as të bizneseve dhe as të bankave qendrore. Banka Qendrore është zotëruese e monedhës kombëtare dhe udhëzon që forma më e mirë e të bërit biznes në ekonominë e brendshme dhe transaksionet në ekonominë e vendit të bëhen në lekë”, theksoi zëvendësguvernatorja e parë e Bankës së Shqipërisë, Luljeta Minxhozi.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Voto me të dyja duart numrin 5 për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian

Kryeministri, njëherësh kreu i PS, Edi Rama ritheksoi sot, se vota në 11 maj për numrin 5 në fletën e…

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Voto me të dyja duart numrin 5 për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian

Kryeministri, njëherësh kreu i PS, Edi Rama ritheksoi sot, se vota në 11 maj për numrin 5 në fletën e…