Rama: Transformim i infrastrukturës arsimore, nga shkollat në universitete

Buxheti 2025 për MAS është në shifrën 62.02 miliardë lekë.


Ministria e Arsimit dhe Sportit do të vijojë gjatë këtij viti investimet për transformimin e infrastrukturës arsimore, nga shkollat në universitete.

Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm shifrat e investimeve në infrastrukturën arsimore në shkolla dhe universitete, ku thekson se ambientet e reja janë ndërtuar për “të siguruar që nxënësit dhe studentët tanë të mësojnë në mjedise moderne dhe të mirëpajisura”.

Për sa i përket investimeve në shkolla, janë kryer investime në 100 shkolla të reja dhe terrene sportive.

Në 2025 do të vijojnë investimet në kantieret e hapura në 40 shkolla ndërsa vitin e kaluar janë instaluar 216 laboratorë smart në shkolla.

Ndërsa investimet në universitete janë: Ndërtimi i Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Fakulteti i Arkitekturës; Fakulteti i Gjeologjisë dhe Minierave dhe ndërtimi i muzeumit të Gjeologjisë dhe Minierave; fakulteti i Bioteknologjisë së Ushqimit në UBT; klinika e re e veterinarisë së ushqimit në UBT; Laboratori i anatomisë së kafshëve në UBT; ndërtimi fakultetit të studimeve profesionale në Universitetin e Durrësit; ndërtimi i Fakultetit të Shkencave Mjekësore në Universitetin e Elbasanit.

Ndërkohë këtë vit nis puna për ndërtimin e pistës së re të atletikës në Universitetin e Sporteve.

Buxheti 2025 për MAS është në shifrën 62.02 miliardë lekë. Me buxhetin e 2025 do të ndërtohen ose rikonstruktohen rreth 70-80 objekte arsimore të arsimit bazë, me rreth 1000-1200 klasa/laboratorë, ku do të përfitojnë rreth 20 000 -25 000 nxënës dhe 1500-2000 punonjës mësimorë. /j.p/

Lexo më shumë nga

Biznesi platformë ekonomike për zhvillim të qëndrueshëm, konkurrueshmëri dhe inovacion

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë, Tiranë, në bashkëpunim me shoqatat më të rëndësishme të biznesit, kanë hartuar një Platformë Ekonomike…

Global 360

Shmyhal: Ukraina do të garantojë furnizimin me energji për Evropën

Ukraina do të garantojë “furnizimin me energji” për Evropën duke qenë “burimi më i madh i gazit në kontinent”, deklaroi…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Biznesi platformë ekonomike për zhvillim të qëndrueshëm, konkurrueshmëri dhe inovacion

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë, Tiranë, në bashkëpunim me shoqatat më të rëndësishme të biznesit, kanë hartuar një Platformë Ekonomike…