Stoku i investimeve austriake shënoi 843 milionë euro në 2024-ën

Austria renditet në vendin e katërt mes investitorëve të huaj për vitin 2024.


Stoku i investimeve austriake gjatë vitit 2024 arriti në 843 milionë euro, sipas të dhënave të publikuara nga Banka e Shqipërisë.

Krahasuar me një vit më parë, investimet austriake në ekonominë shqiptare u rritën me 5,4%.

Investimet austriake në Shqipëri janë të përqendruara sidomos në tregun e sigurimeve, në sektorin energjetik, në shërbimet e hotelerisë, ndërtimit, etj.

Austria renditet në vendin e katërt mes investitorëve të huaj për vitin 2024.

Referuar të dhënave nga Banka e Shqipërisë, për 9-mujorin 2024, fluksi i investimeve austriake shënoi vlerën 81 milionë euro, me një rënie 8% krahasuar me 9-mujorin 2023.

Për periudhën janar-shtator 2024, fluksi i Investimeve të Huaja Direkte arriti 1.16 miliardë euro, duke regjistruar një rritje prej 5% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Investime të reja, firmoset memorandumi i bashkëpunimit me Shoqatën Turke të Industrialistëve

Turqia ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për vitin 2024.

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Investime të reja, firmoset memorandumi i bashkëpunimit me Shoqatën Turke të Industrialistëve

Turqia ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për vitin 2024.