Dy platforma për guida online në 200 agroturizmet shqiptare

Aplikacioni Agritourism AL dhe faqja e internetit agroturizem.gov.al janë dy platforma të përditësuara të agroturizmit shqiptar, të cilat ofrojnë mbi 200 oferta turistike.


Aplikacioni Agritourism AL dhe faqja e internetit agroturizem.gov.al janë dy platforma të përditësuara të agroturizmit shqiptar, të cilat ofrojnë mbi 200 oferta turistike.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, ndau në rrjete sociale pamjet që ofron klikimi në aplikacionin Agritourism AL, ku zbulohen bukuritë, shijet dhe traditat e Shqipërisë rurale.

Agroturizëm AL dhe agroturizem.gov.al janë guida online për të gjithë ata që duan të vizitojnë fermat turistike, të shijojnë produktet lokale, gatimet tradicionale dhe eksperiencën e posaçme që të ofron fshati përmes kësaj dege të re në zhvillim të turizmit shqiptar.

“Çdo ditë të vitit, mund të zgjidhni të vizitoni fermat agroturistike, kampet, kullat, kantinat e verës, artizanët, si dhe të shijoni traditat folklorike dhe prodhimet lokale”, tha Denaj.

Janë mbi 200 ferma turistike dhe rrugëtime drejt staneve, verës, ullirit, agrumeve, midhjes dhe peshkut në dy platformat, që u vlejnë agrosipërmarrësve dhe vizitorëve të këtyre pikave të bukura të Shqipërisë.

Falë mbështetjes me grante dhe lehtësive fiskale, agroturizmi është një realitet i ri për zonat rurale, në ndihmë të ekonomisë lokale sot e të asaj kombëtare nesër.

Të gjithë mund të shkarkojnë aplikacionin në App Store ose Play Store, që sjell agroturizmin shqiptar në smartfonin e gjithkujt.

Burimi ATSH

Anëtarësimi në BE, Mazniku: Të gatshëm që të mbyllim negociatat

Ministri për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku u shpreh se, qeveria është e angazhuar për të çuar përpara anëtarësimin e Shqipërisë…

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Anëtarësimi në BE, Mazniku: Të gatshëm që të mbyllim negociatat

Ministri për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku u shpreh se, qeveria është e angazhuar për të çuar përpara anëtarësimin e Shqipërisë…