Gonxhja: 5 500 vende pune në Portalin Kombëtar të Punësimit

Çdo punëkërkues plotëson online dosjen respektive dhe çdokush gjen punën më të mirë të mundshme përmes “puna.gov.al”.


Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja bëri të ditur sot se në Portalin Kombëtar të Punësimit, puna.gov.al, i krijuar për të mbështetur tregun shqiptar të punës, janë tashmë të ofruara 5 500 vende pune në të gjitha qytetet e Shqipërisë.

Portali ofron informacion mbi vendet e lira të punës në Shqipëri.

Ndërmarrjet hoteliere, industria nxjerrëse, prodhimet artizanale, arsimi dhe formimi profesional, industria ushqimore, administrata publike dhe ndërtimi janë edhe sektorët që kanë më tepër kërkesa për punësim.

Tashmë çdo punëkërkues plotëson online dosjen respektive dhe çdokush gjen punën më të mirë të mundshme apo kandidatin më të mirë për një vend pune përmes “puna.gov.al”.

Edhe punëdhënësit mund të futen në këtë portal dhe të publikojnë vendet e lira të punës, si dhe të lidhen me punëkërkuesit.

Aksesi në platformë realizohet duke vendosur të njëjtat kredenciale si në portalin “e-Albania”.

Në 2024-ën, papunësia zbriti në nivelin më të ulët historik, prej 10,7%.

Për 2025-ën parashikohet të ketë një normë papunësie njëshifrore në masën 9,8%. Kjo është hera e parë në tri dekadat e fundit që Shqipëria do të ketë një normë papunësie njëshifrore.

Burimi ATSH

Mirëmëngjes! 🌟 Me thirrjen për të ndjekur mundësitë që ju ofrohen në portalin 🌐puna.gov.al, ku ju presin mbi 5,500 vende të lira pune dhe një shans për të ndërtuar të ardhmen tuaj, ju urojmë një ditë të mbarë!

Posted by Blendi Gonxhja on Sunday, January 5, 2025

“Paketa e maleve”, Gonxhja: Nxitje ekonomisë dhe turizmit malor

Ministri i MEKI: Ndiko në promovimin e produkteve “Made in Albania”

Global 360

Shmyhal: Ukraina do të garantojë furnizimin me energji për Evropën

Ukraina do të garantojë “furnizimin me energji” për Evropën duke qenë “burimi më i madh i gazit në kontinent”, deklaroi…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

“Paketa e maleve”, Gonxhja: Nxitje ekonomisë dhe turizmit malor

Ministri i MEKI: Ndiko në promovimin e produkteve “Made in Albania”