Manastirliu: Rikthim të mbarë në shkollë të gjithë nxënësve dhe mësuesve

Në të gjitha shkollat dhe universitetet ka nisur sot semestri i dytë i vitit shkollor.


Në të gjitha shkollat dhe universitetet ka nisur sot semestri i dytë i vitit shkollor.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu uroi sot nxënësit dhe mësuesit për rikthimin në shkolla.

“Rikthim të mbarë në shkollë të gjithë nxënësve dhe mësuesve tanë të përkushtuar. Vit të mbarë dhe shumë suksese”, shkruan Manastirliu.

Rreth 350 mijë nxënës, nga të cilët 28 mijë janë ulur për herë të parë në banka vijojnë vitin shkollor në të gjitha shkollat e vendit.

Ministria e Arsimit dhe Sportit edhe gjatë vitit 2025 do të vijojë zhvillimin e reformave në arsim, me mbështetjen e arsimit bazë, të mesëm të lartë, orientimin e kurrikulave ndaj nevojave të tregut të punës dhe modernizimin e tyre.

Buxheti 2025 për MAS është në shifrën 62.02 miliardë lekë. Me buxhetin e 2025 do të ndërtohen ose rikonstruktohen rreth 70-80 objekte arsimore të arsimit bazë, me rreth 1000-1200 klasa/laboratorë, ku do të përfitojnë rreth 20 000 -25 000 nxënës dhe 1500-2000 punonjës mësimorë.

Në vitin 2024 u rehabilituan dhe janë në proces rehabilitimi edhe gjatë këtij viti më shumë se 100 shkolla dhe janë vendosur 216 laboratorë smart në shkolla.

Burimi ATSH

Manja: Rikthehet aksesi në arkivat noteriale, mbrojmë qytetarët nga abuzimet

Ministria e Drejtësisë ka përfunduar procesin e marrjes së arkivave noteriale të paadministruara ndër vite, përfshirë ato të noterëve që…

Global 360

Armenia njeh pasaportat e Kosovës

Armenia nga sot njeh zyrtarisht të gjitha pasaportat e Kosovës, duke përfshirë ato të zakonshme, diplomatike dhe zyrtare.

Diplovista

Hetimet e SPAK-ut, Rama: I qetë e i vendosur që të vijojë beteja ndaj pandëshkueshmërisë

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, kryeministri bën një bilanc të zhvillimeve kryesore të vendit, që nga përparimi në…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Manja: Rikthehet aksesi në arkivat noteriale, mbrojmë qytetarët nga abuzimet

Ministria e Drejtësisë ka përfunduar procesin e marrjes së arkivave noteriale të paadministruara ndër vite, përfshirë ato të noterëve që…