Njihni “mundësitë kineze” për vitin e ardhshëm nga Konferenca Qendrore e Çështjeve Ekonomike

Konferenca Qendrore e Çështjeve Ekonomike, nuk synon vetëm ekononinë e Kinës, por gjithashtu ofron mundësi për zhvillim të përbashkët në mbarë botën për vitin e ardhshëm.


Konferenca Qendrore e Çështjeve Ekonomike, e mbajtur në Pekin më 11 dhe 12 dhjetor, nuk synon vetëm ekononinë e Kinës, por gjithashtu ofron mundësi për zhvillim të përbashkët në mbarë botën për vitin e ardhshëm.

Në vitin 2024, ekonomia globale ka ndjekur një trend të rritjes së ulët, situata ndërkombëtare ka mbetur e pasigurt dhe disa vende kanë shtuar masat e proteksionizmit tregtar, duke ndikuar negativisht në tregtinë dhe investimet globale.

Në këtë kontekst të trazuar, mesazhet e lëshuara nga Konferenca Qendrore e Çështjeve Ekonomike të Kinës kanë sjellë stabilitet dhe siguri. Mediat e huaja vlerësuan se qendrimi aktiv i Kinës për vitin 2025 ndaj sfidave ekonomike do të ketë ndikim të thellë, si në ekonominë kineze, ashtu edhe në tregjet ndërkombëtare.

Foto nga VCG

Një term kyç në ekonominë globale është “pritshmëritë”, ndërsa politikat “më aktive dhe efektive” të Kinës kanë krijuar pritshmëri pozitive.

Konferenca theksoi “zbatimin e një politike fiskale më aktive” dhe “një politike monetare mesatarisht akomoduese”. Ripërmendja e “politikes monetare mesatarisht akomoduese” pas më shumë se 10 vitesh ka ngjallur diskutime të gjera brenda dhe jashtë vendit.


Foto nga VCG

Media si Reuters kanë vënë re se janë propozuar në konferencë masa si rritja e normës së deficitit fiskal, emetimi i obligacioneve të veçanta afatgjata dhe ulja e normave të interesit në kohën e duhur. Këto masa kanë forcuar besimin dhe kanë ndihmuar në rritjen e qëndrueshme të ekonomisë kineze.

Për të përshkruar ekonominë kineze aktuale, një term i rëndësishëm është “forca e re prodhuese cilësore”. Në vitin 2025, qoftë përmes nisjes së veprimit “Inteligjenca Artificiale+”, zhvillimit të industrive të së ardhmes apo përdorimit aktiv të teknologjive dixhitale dhe të gjelbra për të transformuar dhe përmirësuar industritë tradicionale, këto masa që nxisin “zhvillimin e ri” të ekonomisë kineze ofrojnë mundësi edhe për investitorët e huaj.

“Hapja” është natyra thelbësore e ekonomisë kineze. Në vitin 2024, Kina hoqi kufizimet për hyrjen e investimeve të huaja në sektorin e prodhimit, krijoi për herë të parë një sistem menaxhimi me listë negative për tregtinë ndërkufitare të shërbimeve në mbarë Kinën, lejoi hapjen e spitaleve me pronësi të huaj në 9 zona pilot dhe nisi projekte pilot për zgjerimin e hapjes së shërbimeve të telekomunikacionit me vlerë të shtuar në 4 rajone.


Foto nga VCG

Ndërsa në vitin 2025, cilat janë prioritetet e hapjes së Kinës? Do të zgjerohet në mënyrë të rregullt hapja e pavarur dhe ajo e njëanshme, do të zgjerohet hapja institucionale dhe do të zgjerohen projektet pilot në sektorë si telekomunikacioni, mjekësia dhe arsimi, duke nxitur ndërtimin e përbashkët të nismës “Një brez, një rrugë” me cilësi të lartë.

Ekonomia kineze është si një oqean i pafund që vazhdon të rrjedhë me energji të pandalshme. Në vitin 2025, Kina do të hyjë në vitin e fundit për Planit e 14-të Pesëvjeçar. Megjithëse ekonomia aktualisht përballet me vështirësi dhe sfida të shumta, kushtet mbështetëse dhe trendi afatgjatë mbeten të pandryshuara. Prapë qëndrimit “më aktiv” ndaj zhvillimit qëndron vendosmëria e palëkundur e Kinës për të zgjeruar hapjen e nivelit të lartë dhe dëshira e saj e qëndrueshme për të mirëpritur kompanitë ndërkombëtare në ndarjen e mundësive të zhvillimit.

Burimi CGTN

Lexo më shumë nga

Dhuka: Shqipëria po ecën para në çeljen e negociatave për 27 kapituj së bashku

Komisioni për Çështjet Europiane shqyrtoi sot projektpozicionin negociues për Grupimin e tretë të kapitujve: “Konkurrueshmeria dhe rritja gjithëpërfshirëse”, për negociatat…

Global 360

Arabia Saudite në qendër të politikës së jashtme globale duke pritur bisedimet SHBA-Rusi

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Dhuka: Shqipëria po ecën para në çeljen e negociatave për 27 kapituj së bashku

Komisioni për Çështjet Europiane shqyrtoi sot projektpozicionin negociues për Grupimin e tretë të kapitujve: “Konkurrueshmeria dhe rritja gjithëpërfshirëse”, për negociatat…