Viti 2025 nis mbarë për legjionarët shqiptarë, Muçi shënon gol, Seferi dhe Bajrami japin asiste

Viti 2025 ka nisur në mënyrën më të mirë për legjionarët shqiptarë, të cilët kanë spikatur me lojën dhe kontributin e tyre në fushë.


Viti 2025 ka nisur në mënyrën më të mirë për legjionarët shqiptarë, të cilët kanë spikatur me lojën dhe kontributin e tyre në fushë.

Në sfidën e parë të Besiktas për këtë vit, Ernest Muçi ishte menjëherë protagonist, duke shënuar një supergol.

Futbollisti kuqezi, i aktivizuar si titullar ndaj Rizesporit, barazoi rezultatin në fundin e pjesës së parë, në minutën e 45+3. Pjesa e dytë nuk prodhoi asnjë gol dhe në fund ndeshja u mbyll në barazim 1-1.

Në kampionatin turk, viti nisi mbarë edhe për Taulant Seferin. Sulmuesi kuqezi dha një asist në barazimin 1-1 të Bodrumsporit ndaj Kayserisporit. Seferi shërbeu saktë për shokun e skuadrës, Cenk Sen, në minutën e 76-të.

Edhe Nedim Bajrami dha një asist në ndeshjen e Rangersit në transfertë ndaj Hibernianit.

Mesfushori kuqezi e nisi nga minuta e parë ndeshjen dhe shërbeu saktë për Igamane në minutën e 19-të, duke çuar shifrat në 2-0. Megjithatë, ndeshja në fund u mbyll në barazim me rezultatin 3-3.

Me skuadrat e tyre dhanë kontributin edhe disa legjionarë të tjerë, ndërsa në disa kampionate në Europë dhe botë viti futbollistik nuk ka nisur ende.

Lexo më shumë nga

Bashkëpunim me Republikën Çeke, në fushën e pronësisë industriale

Drejtoritë e Përgjithshme të Pronësisë Industriale të Shqipërisë dhe Republikës Çeke nënshkruan një memorandum mirëkuptimi për të krijuar një bazë…

Global 360

Argjentina tërhiqet nga OBSH, duke ndjekur hapat e SHBA-së

Argjentina do të tërhiqet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, tha sot zyra e presidentit Javier Milei

Diplovista

Hetimet e SPAK-ut, Rama: I qetë e i vendosur që të vijojë beteja ndaj pandëshkueshmërisë

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, kryeministri bën një bilanc të zhvillimeve kryesore të vendit, që nga përparimi në…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Bashkëpunim me Republikën Çeke, në fushën e pronësisë industriale

Drejtoritë e Përgjithshme të Pronësisë Industriale të Shqipërisë dhe Republikës Çeke nënshkruan një memorandum mirëkuptimi për të krijuar një bazë…