FMN rekomandon masa shtesë për frenimin e kredisë për pasuritë e paluajtshme

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) i rekomandon Bankës së Shqipërisë aplikimin e disa kërkesave shtesë të administrimit të rrezikut, me qëllim frenimin e rritjes së shpejtë të kredive për pasuri të paluajtshme.


Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) i rekomandon Bankës së Shqipërisë aplikimin e disa kërkesave shtesë të administrimit të rrezikut, me qëllim frenimin e rritjes së shpejtë të kredive për pasuri të paluajtshme.

Në një intervistë për “Monitor”, shefja e misionit të FMN-së për Shqipërinë, Anna Weber sugjeron që Banka Qendrore të vendosë disa nivele maksimale të lejuara për raportin mes kredisë dhe vlerës së pronës që financohet, si edhe të një raporti të shërbimit të borxhit kundrejt të ardhurave të huamarrësve (DTI). FMN sugjeron se duke pasur parasysh përqindjen e lartë të kredive në valutë të pambrojtura, kërkesa të tilla mund të diferencohen midis kredive në lekë dhe atyre në valutë.

“Sektori bankar është i mirëkapitalizuar dhe likuid në përgjithësi, me raportet prudenciale që janë dukshëm mbi kërkesat rregullatore. Ndërkohë që rreziqet sistemike në sistemin financiar të Shqipërisë mbeten kryesisht të kontrolluara, rritja e ndjeshme e kredive hipotekore dhe rritja e vazhdueshme e çmimeve në sektorin e pasurive të paluajtshme kërkojnë mbikëqyrje të kujdesshme”, tha Weber.

Në fund të muajit tetor 2024, portofoli i kredisë për blerjen e pasurive të paluajtshme nga individët shënoi rritje vjetore prej 13,4%, ndërsa kredia për pasuri të paluajtshme për bizneset shënoi rritje vjetore prej 20,3%.

Në kuadrin aktual rregullator për administrimin e rrezikut për bankat nuk parashikohen kufizime sasiore të këtij lloji.

Në tetor të këtij viti, Banka e Shqipërisë miratoi disa ndryshime në rregulloren “Për administrimin e rrezikut në veprimtarinë e subjekteve financiare jobanka”. Mes të tjerash, rregullorja vendos për herë të parë një vlerë tavan të kësteve të kredisë në raport me të ardhurat mujore neto të huamarrësve. Raporti i shërbimit të borxhit kundrejt të ardhurave do të llogaritet si vlera e totalit të kësteve mujore të kredive ekzistuese, duke përfshirë edhe kredinë për të cilën po aplikohet, të pjesëtuar me të ardhurat neto të të gjithë bashkëkredimarrësve.

Megjithatë, kjo kërkesë është e vlefshme vetëm për kredinë e dhënë nga institucionet financiare jobanka, ndërsa nuk ekzistojnë kufizime rregullatore për kredinë, qoftë konsumatore apo hipotekare, të dhënë nga bankat tregtare.

Por, tashmë FMN, rekomandon vendosjen e tavaneve të detyrueshme rregullatore të disa treguesve bazë të administrimit të rrezikut, si një mënyrë më e drejtpërdrejtë për të frenuar rritjen e kredisë për pasuri të paluajtshme.

 

Burimi ATSH

Vengu: Rekrutimet në FA në vitin 2025 janë rritur me 67,1%

Forcat e Armatosura po shndërrohen në një strukturë tërheqëse për karrierë jo vetëm për të rinjtë nga jeta civile, por…

Global 360

Armenia njeh pasaportat e Kosovës

Armenia nga sot njeh zyrtarisht të gjitha pasaportat e Kosovës, duke përfshirë ato të zakonshme, diplomatike dhe zyrtare.

Diplovista

Hetimet e SPAK-ut, Rama: I qetë e i vendosur që të vijojë beteja ndaj pandëshkueshmërisë

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, kryeministri bën një bilanc të zhvillimeve kryesore të vendit, që nga përparimi në…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Vengu: Rekrutimet në FA në vitin 2025 janë rritur me 67,1%

Forcat e Armatosura po shndërrohen në një strukturë tërheqëse për karrierë jo vetëm për të rinjtë nga jeta civile, por…