Grante deri në 2,5 mln lekë për 101 biznese, nxitje e eksporteve dhe inovacionit

Grante deri në 2,5 mln lekë për 101 biznese, nxitje e eksporteve dhe inovacionit


Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) mbështeti 101 biznese mikro, të vogla dhe të mesme (SME) në sektorë të ndryshëm, duke nxitur kështu eksportet, inovacionin dhe duke mbështetur rritjen e sipërmarrjeve të drejtuara nga gratë.

Vlerat e granteve të përfituara variuan nga 800 mijë – 2,5 milionë lekë për ndërmarrje. Ato stimulojnë krijimin e vendeve të punës, nxisin shpirtin sipërmarrës dhe shërbejnë si themel i qëndrueshmërisë ekonomike.

Skemat mbështetëse për SME-të synojnë rritjen e konkurrueshmërisë së ndërmarrjeve, zhvillimin e produkteve dhe shërbimeve, inovacionin, rinovimin e teknologjisë, zhvillimin e artizanatin mbështetjen e grave sipërmarrëse, me qëllim nxitjen drejt eksportit dhe forcimin e aftësive të tyre lidhur me shërbimet dhe produktet për një treg të qëndrueshëm.

Fondi i posaçëm u shpërnda ndërmjet dy skemave, skemës për shpenzime korrekte dhe skemës për shpenzime kapitale.

Nga një numër i lartë aplikimesh arritën të përfitonin 54 aplikues për shpenzimet korrekte dhe 47 për shpenzime kapitale, ndër të cilët 60% ishin meshkuj dhe 40% femra.

Nga ana tjetër, 70% e fondit shkoi për sektorët e prodhimit, si industria e agropërpunimit, artizanati, industria e lehtë përpunuese, sektori i tekstileve dhe lëkurë-këpucët. Ndërsa 30% shkoi për sektorët e shërbimit, duke përfshirë BPO (Business Process Outsourcing; Shërbime të Jashtme për Menaxhimin e Proceseve të Biznesit), edukim, logjistikë, turizëm, etj.

Ministri për Ekonominë, Kulturën dhe Inovacionin, Blendi Gonxhja në një postim në rrjetet sociale theksoi se kjo është një mundësi e shkëlqyer për bizneset vendase duke u siguruar atyre fondet që iu nevojiten për t’i kthyer në realitet idetë e tyre novatore, si dhe krijon mundësi të kenë kapitalin që u nevojitet për të realizuar planet e tyre ambicioze.

Burimi ATSH

Anëtarësimi në BE, Mazniku: Të gatshëm që të mbyllim negociatat

Ministri për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku u shpreh se, qeveria është e angazhuar për të çuar përpara anëtarësimin e Shqipërisë…

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Anëtarësimi në BE, Mazniku: Të gatshëm që të mbyllim negociatat

Ministri për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku u shpreh se, qeveria është e angazhuar për të çuar përpara anëtarësimin e Shqipërisë…