Platforma e regjistrimit të votuesve nga jashtë testohet në praninë e partive politike

Platforma Elektronike e Regjistrimit për votuesit nga jashtë do të jetë e aksesueshme në aplikacionin dhe faqen zyrtare të KQZ-së.


Në ambientet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve u zhvillua dje një takim me përfaqësues të partive politike në vend për testimin operacional teknik të Platformës Elektronike të Regjistrimit (PER) për votimin nga jashtë të qytetarëve shqiptarë, që jetojnë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, për zgjedhjet e datës 11 maj 2025.

Gjatë takimit, u kryen testime të reja për funksionet kryesore të platformës, duke përfshirë tre komponentët kryesorë: Hapësira e Zgjedhësit, Moduli për Shqyrtimin e Kërkesave dhe Paneli Statistikor në Kohë Reale. Përfaqësuesit e partive politike patën mundësinë të shihnin skenarë të ndryshëm të regjistrimit dhe të njiheshin me funksionet e platformës në trajtimin e rasteve të ndryshme.

Platforma Elektronike e Regjistrimit për votuesit nga jashtë do të jetë e aksesueshme në aplikacionin dhe faqen zyrtare të KQZ-së, duke ofruar përdorim të thjeshtë nga çdo pajisje elektronike që disponojnë qytetarët.

Çdo veprim ose komunikim i kryer nga zgjedhësit në platformë do të njoftohet automatikisht në llogarinë e tyre, si dhe në numrin e telefonit ose adresën e e-mail-it të përdorur gjatë regjistrimit.

Lexo më shumë nga

Rama: Vota më 11 maj, e lidhur drejtpërdrejt me Bashkimin Evropian

Kryeministri, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama dhe drejtuesja politike e PS për Qarkun e Tiranës, Ogerta Manastirliu, zhvilluan…

Global 360

“Erdha i fundit babë!”, Hashim Thaçi lë mesazhin e ndjerë në varrin e babait të tij

Ish-presidentit të Kosovës nuk iu lejua pjesëmarrja në varrimin e babait

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Vota më 11 maj, e lidhur drejtpërdrejt me Bashkimin Evropian

Kryeministri, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama dhe drejtuesja politike e PS për Qarkun e Tiranës, Ogerta Manastirliu, zhvilluan…