Roshi sjell mbi 20 vite përvojë në menaxhimin e trashëgimisë kulturore, turizmit të trashëgimisë, dhe zhvillimit ekonomiko-shoqëror.

Panairi më i madh i turizmit në botë, ITB Berlin pritet të tërheqë interes të madh për Shqipërinë këtë vit, si vendi bashkëpritës në panair.


Panairi më i madh i turizmit në botë, ITB Berlin pritet të tërheqë interes të madh për Shqipërinë këtë vit, si vendi bashkëpritës në panair.

Teksa numërimi mbrapsht deri në nisjen e panairit në muajin mars ka filluar, programi gjerman për asistencë teknike që zbatohet në vendin tonë, GIZ ndau në rrjete sociale kalendarin e këtij eventi të rëndësishëm dedikuar turizmit, që këtë edicion fokusohet tek “turizmi i qëndrueshëm”.

Institucionet shqiptare në bashkëpunim me GIZ po punojnë së bashku me partnerët ndërkombëtarë, për ta bërë këtë vizion të turizmit të qëndrueshëm, një realitet, përmes promovimit të potencialeve dhe aktorëve të linjës që nxisin zhvillimin e qëndrueshëm.

Ndërkohë që eksplorimi i “Shqipërisë Rurale”, është një aspekt unik i turizmit shqiptar që do të zërë skenën qendrore në panairin ITB.

Në fokus do të jenë agroutrizmat, kulinaria, pijet tradicionale, tradita në veshje e muzikë, kultura shqiptare e sjell si instrument tërheqës në ofertën turistike shqiptare gjithëvjetore. Po ashtu, pjesë e panairit do jetë dhe turizmi i aventurës përmes shtigjeve piktoreske që ofron natyra shqiptare. Në fokus do jetë dhe riviera e mrekullueshme e vendit tonë. Në total parashikohen 19 zëra të ofertës turistike shqiptare.

Kryeministri Edi Rama, më herët sot në një postim në rrjetet sociale tha se puna përgatitore e Shqipërisë për pjesëmarrjen në panairin “ITB Berlin” ka filluar që në korrik të vitit 2023.

“Shqipëria ka marrë ftesën për të qenë vendi i nderit për vitin 2025, si një promovim i jashtëzakonshëm global për Shqipërinë turistike. Puna ka filluar që në korrik të vitit 2023, sepse kërkon përgatitje shumë të gjatë, është një program 1-vjeçar, i cili ka nisur që në mars 2024”, shkruan Rama.

Lexo më shumë nga

Mbi 13 mijë të huaj të punësuar në tregun shqiptar, në 2024-ën

Të huajt në tregun e punës dominohen nga italianët, turqit dhe indianët, por nuk mungojnë edhe nga shtetet e tjera.

Global 360

Arabia Saudite në qendër të politikës së jashtme globale duke pritur bisedimet SHBA-Rusi

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Mbi 13 mijë të huaj të punësuar në tregun shqiptar, në 2024-ën

Të huajt në tregun e punës dominohen nga italianët, turqit dhe indianët, por nuk mungojnë edhe nga shtetet e tjera.