Xi Jinping-u thekson fitoren e luftës së vështirë, të vazhdueshme dhe të gjithanshme kundër korrupsionit

Sekretari i përgjithshëm i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës (PKK) Xi Jinping bëri thirrje të hënën për fitoren e luftës së vështirë, të vazhdueshme dhe të gjithanshme kundër korrupsionit.


Sekretari i përgjithshëm i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës (PKK) Xi Jinping bëri thirrje të hënën për fitoren e luftës së vështirë, të vazhdueshme dhe të gjithanshme kundër korrupsionit.

Në fjalimin e mbajtur në sesionin e 4-t plenar të Komisionit të 20-të Qendror për Kontrollin e Disiplinës të PKK-së, Xi, që është edhe kryetar i shtetit i Kinës dhe kryetar i Komisionit Qendror Ushtarak, nënvizoi gjithashtu qeverisjen rigoroze të Partisë me frymën e reformës.

Sipas tij, janë bërë përpjekje të jashtëzakonshme për të nxitur qeverisjen rigoroze të Partisë dhe luftën kundër korrupsionit qysh nga fillimi i epokës së re, duke pasur rezultate të njohura gjerësisht.

Xi theksoi nevojën që të ndërmerren veprime të vendosura kundër korrupsionit.

“Korrupsioni është kërcënimi më i madh ndaj Partisë dhe lufta ndaj tij përbën vetëreformimin më të thellë,” u shpreh ai.

Xi tha më tej që përballë sfidave të mëdha në luftën kundër korrupsionit, Partia ka vazhduar përpjekjet për hetimin dhe trajtimin e të gjitha rasteve të korrupsionit për të ruajtur ndershmërinë e zyrtarëve.

Megjithatë, ai vuri në dukje që lufta kundër korrupsionit vazhdon të jetë “një sfidë e vështirë dhe e ndërlikuar”, duke bërë thirrje për forcimin e vendosmërisë dhe besimit në këtë drejtim.

Xi theksoi rëndësinë e arritjes së përparimit më të madh në qeverisjen e Partisë, për të garantuar që ajo të mbetet thelbi i fortë udhëheqës në ndërtimin e socializmit me karakteristikat kineze dhe për të garantuar zhvillimin e qëndrueshëm të modernizimit kinez.

Ai shtoi gjithashtu që është e domosdoshme të kryhet një mbikëqyrje politike konkrete, me objektiv të mirëpërcaktuar dhe e rregullt, duke ruajtur nivelin e lartë të unitetit me Komitetin Qendror të PKK-së në fjalë dhe në veprime.

Duke vënë në dukje që forcimi i disiplinës së Partisë është një mision në vazhdim, Xi bëri thirrje për të krijuar një mekanizëm të rregullt e afatgjatë për edukimin e disiplinës. Sipas tij, është thelbësore që të forcohet menaxhimi i rreptë dhe mbikëqyrja e zyrtarëve, dhe të inkurajohen ata të ndërmarrin veprimet në drejtim të reformës e inovacionit, duke zbatuar në të njëjtën kohë rregullat dhe disiplinën.

Xi u shpreh gjithashtu se është jetike që të mbahet një qëndrim serioz kundër korrupsionit, duke e vënë fokusin te çështjet, sektorët e objektivat kyçë, dhe bëri thirrje për përpjekje si kundër dhënies, ashtu edhe marrjes së ryshfetit, dhe për eliminimin e rreziqeve sistematike të korrupsionit.

Ai nënvizoi gjithashtu zbatimin e mekanizmit afatgjatë për të trajtuar problemin e formaliteteve të kota dhe për të pakësuar ngarkesën në nivel bazë.

Xi theksoi që kontrolli disiplinor dhe autoritetet mbikëqyrëse kanë rol kyç në vetëreformimin e Partisë, duke nxitur shtimin e përpjekjeve për të garantuar që puna e tyre të bëhet në mënyrë të standardizuar, të bazuar në ligj e profesionale.

Në këtë sesion plenar ishin të pranishëm anëtarët e Komitetit të Përhershëm të Byrosë Politike të Komitetit qendror të PKK-së Li Qiang, Zhao Leji, Wang Huning, Cai Qi dhe Ding Xuexiang.

Sesionin e drejtoi anëtari i Komitetit të Përhershëm të Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PKK-së dhe sekretari i Komisionit Qendror për Kontrollin e Disiplinës, Li Xi. Ai tha që fjalimi i kryetarit Xi parashtron një plan strategjik për ushtrimin e mëtejshëm të vetëqeverisjes së plotë dhe rigoroze të Partisë, duke nxitur përpjekjet e vendosura në luftën kundër korrupsionit.

Burimi CGTN

Lexo më shumë nga

Vengu: Rekrutimet në FA në vitin 2025 janë rritur me 67,1%

Forcat e Armatosura po shndërrohen në një strukturë tërheqëse për karrierë jo vetëm për të rinjtë nga jeta civile, por…

Global 360

Armenia njeh pasaportat e Kosovës

Armenia nga sot njeh zyrtarisht të gjitha pasaportat e Kosovës, duke përfshirë ato të zakonshme, diplomatike dhe zyrtare.

Diplovista

Hetimet e SPAK-ut, Rama: I qetë e i vendosur që të vijojë beteja ndaj pandëshkueshmërisë

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, kryeministri bën një bilanc të zhvillimeve kryesore të vendit, që nga përparimi në…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Vengu: Rekrutimet në FA në vitin 2025 janë rritur me 67,1%

Forcat e Armatosura po shndërrohen në një strukturë tërheqëse për karrierë jo vetëm për të rinjtë nga jeta civile, por…