Zëvendëssekretari amerikan, Richard R. Verma viziton Shqipërinë

Zëvendëssekretari i Shtetit për Menaxhimin dhe Burimet, Richard R. Verma do të udhëtojë në Shqipëri, Kosovë dhe Serbi nga 7-11 janar.


Zëvendëssekretari i Shtetit për Menaxhimin dhe Burimet, Richard R. Verma do të udhëtojë në Shqipëri, Kosovë dhe Serbi nga 7-11 janar.

Në Tiranë, ai do të diskutojë përparimin demokratik të Shqipërisë, aftësitë mbrojtëse dhe thellimin e lidhjeve ekonomike me Shtetet e Bashkuara dhe do të falënderojë qeverinë e Shqipërisë për mbështetjen e vazhdueshme ndaj aleatëve afganë, njofton Departamenti Amerikan i Shtetit.

Në Kosovë, ai do të diskutojë për normalizimin e marrëdhënieve të Kosovës me Serbinë përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja, forcimin e qeverisjes dhe sundimit të ligjit, si dhe nxitjen e rritjes ekonomike dhe sigurisë energjetike për të mirën e të gjithë kosovarëve.

Ai gjithashtu do të falënderojë qeverinë e Kosovës për mbështetjen e fuqishme të Ukrainës dhe për ndihmën e saj për afganët në nevojë.

Në Serbi, zëvendëssekretari do të theksojë partneritetin strategjik në rritje SHBA-Serbi për energjinë dhe çështje të tjera ekonomike.

Ai do të ofrojë mbështetje për integrimin e Serbisë në institucionet evropiane, normalizimin e marrëdhënieve të Serbisë me Kosovën, forcimin e sundimit të ligjit dhe bashkëpunimin më të ngushtë dypalësh për çështjet ushtarake dhe të sigurisë.

Ai gjithashtu do të riafirmojë përkushtimin e Shteteve të Bashkuara ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor, ndërsa ato ndjekin integrimin euroatlantik dhe bashkëpunimin më të thellë rajonal.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Gonxhja: Mbështesim sipërmarrjet që rrisin ekonominë

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, vizitoi kompaninë “Hako”, që operon në sektorin e përpunimit të mishit.

Global 360

Papa Françesku reformatori i madh i Kishës Katolike

Papa Françesku, i popullarizuar në mesin e besimtarëve, por që u përball me kundërshtime të egra brenda Kishës Katolike, vdiq…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Gonxhja: Mbështesim sipërmarrjet që rrisin ekonominë

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, vizitoi kompaninë “Hako”, që operon në sektorin e përpunimit të mishit.