Viziton Tiranën zyrtari i lartë amerikan: Mbështetje për forcimin e demokracisë dhe sigurisë

Sekretari i Shtetit për Menaxhimin dhe Burimet, Richard R. Verma, ka nisur vizitën e tij në Tiranë.


Sekretari i Shtetit për Menaxhimin dhe Burimet, Richard R. Verma, ka nisur vizitën e tij në Tiranë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Richard R. Verma, ndaun foto nga takimet e zhvilluara pas mbërritjes në Shqipëri. Verma është shprehur i ngazëllyer për vizitën e tij, teksa ka theksuar edhe bashkëpunimin për forcimin e demokracisë, sigurisë dhe mbështetjen e atyre në nevojë.

“Vizitova Shqipërinë e bukur! I ngazëllyer për të filluar vizitën time dhe për të punuar me partnerët tanë për forcimin e demokracisë, sigurisë dhe mbështetjen e atyre në nevojë”, thuhet në një postim të publikuar në X.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë njoftuan të martën se Zëvendëssekretari i Shtetit për Menaxhimin dhe Burimet, Richard R. Verma do të udhëtojë në Shqipëri, Kosovë dhe Serbi nga 7-11 janar.

Sipas njoftimit, në Tiranë, ai do të diskutojë përparimin demokratik të Shqipërisë, aftësitë mbrojtëse dhe thellimin e lidhjeve ekonomike me Shtetet e Bashkuara dhe do të falënderojë qeverinë e Shqipërisë për mbështetjen e vazhdueshme ndaj aleatëve afganë, njofton Departamenti Amerikan i Shtetit.

Ai gjithashtu do të riafirmojë përkushtimin e Shteteve të Bashkuara ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor, ndërsa ato ndjekin integrimin euroatlantik dhe bashkëpunimin më të thellë rajonal.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Anëtarësimi në BE, qëllim i madh strategjik i mandatit të katërt

Kryeministri, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama ishte sot në Lezhë me të rinjtë, ku prezantoi kandidatët për deputetë…

Global 360

“Erdha i fundit babë!”, Hashim Thaçi lë mesazhin e ndjerë në varrin e babait të tij

Ish-presidentit të Kosovës nuk iu lejua pjesëmarrja në varrimin e babait

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Anëtarësimi në BE, qëllim i madh strategjik i mandatit të katërt

Kryeministri, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama ishte sot në Lezhë me të rinjtë, ku prezantoi kandidatët për deputetë…