Votimi nga jashtë, Celibashi: Numërimi veçmas nga ai i fletëve brenda vendit, kërkohet ndryshim ligjor për mbulimin e postës

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi e cilësoi sot moment historik votën e diasporës, teksa sqaroi të gjithë procedurën sesi do të votojnë emigrantët shqiptarë më 11 maj.


Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi e cilësoi sot moment historik votën e diasporës, teksa sqaroi të gjithë procedurën sesi do të votojnë emigrantët shqiptarë më 11 maj.

Në një intervistë televizive, Celibashi tha se “tashmë shqiptarët do të votojnë kudo ku jetojnë pa pasur nevojë të udhëtojnë drejt Shqipërisë”.

“Procesi është sfidë më vete dhe duhet ta pranoj, është më sfidues se sa kishim menduar se do të ishte”, tha Celibashi.

Duke shpjeguar procedurën si do të kryhet votimi, Celibashi sqaroi se “duhet që nëpërmjet aplikacionit KQZ që duhet shkarkuar në telefon smart apo tablet, apo nëpër faqes së internetit të KQZ duhet të hyjë në rubrikën votues nga jashtë, ku më pas akseson platformën e regjistruesve nga jashtë. Aty kryhet procedura e regjistrimit nga jashtë”.

“Duhet të hapet një llogari personale në “PER”, që është një proces shumë i thjeshtë. Duhet futur numri personal i identifikimit, datëlindjen dhe vendlindjen, një numër telefoni celular që nuk është shqiptar, një adresë e-maili dhe duhet të paraqitesh fizikisht para kamerës së telefonit, sistemi e dallon nëse ka të bëjë me një person të gjallë apo me një fotografi. Nëse nuk je fizikisht nuk e zhvillon dot më procesin. Procesin e regjistrimit mund ta vijosh edhe në një moment të dytë”, nënvizoi Celibashi.

Celibashi tha se “duhet të skanohet nëpërmjet telefonit apo kamerës së kompjuterit të dokumentit të identifikimit. Kjo mund të kryhet edhe me anë të një dokumenti të pavlefshëm. Vjen një kod 6-shifror që do ta ngarkosh, dhe me këtë përfundon procesi i regjistrimit. Duhet ngarkuar edhe dokumenti që tregon adresën e vendqëndrimit tënd apo ku pret që të dërgohet fleta e votimit. Të dhënat më pas konsultohen me të dhënat e Regjistrit të Gjendjes Civile”, tha ai.

“Procesi i numërimit të fletëve të votimit nga jashtë bëhet veçmas nga ai i fletëve të votave nga brenda vendit. Votat nga jashtë bëhen për çdo qark, pra zgjedhësit nga jashtë që e kanë regjistrin e gjendjes civile e kanë në Tiranë, vota e tyre llogaritet për Tiranën, për shembull. Vota e të gjithë votuesve të qarkut Tiranë administrohet nga KQZ në ambientet e KQZ. Për numërimin ende nuk ka kaluar akti që do të rregullojë procesin nga pikëpamja teknike, por e rëndësishme është që do të zhvillohet nga KQZ nën mbikëqyrjen e KQZ dhe në ambientet e KQZ. Numërimi do të zhvillohet manualisht, por si proces është pak a shumë i njëjtë si ato të votave brenda vendit, të vëzhguar me kamera. Por ende nuk janë vendosur detajet teknike”, tha Celibashi.

Celibashi bëri të ditur se ka nisur konsultimi për zgjedhjen e operatorëve që do të merren me dërgimin dhe kthimin e fletës së votimit.

“Synojmë të zgjedhim një nga operatorët e mirënjohur ndërkombëtarë. Kemi bërë disa konsulta me të gjithë ata që kanë përfaqësi në Shqipëri. Synuam të kuptojmë si zhvillohet procesi për të parë kohën dhe detajet teknike të dërgimit të fletës, kthimit pas, kostot etj. Jemi ende herët për përzgjedhjen aktualisht sepse nuk e dimë ende se sa do të jetë numri i atyre që do të regjistrohen. Pritet që kjo të nisë nga data 4 mars”, tha Celibashi.

Celibashi foli edhe në lidhje me ndryshimet e nevojshme ligjore në mënyrë që kostoja e votës dhe postës të mbulohet plotësisht nga shteti shqiptar.

“Duhet një ndryshim ligjor për të hapur rrugë prokurimit të kthimit të letrës dhe nuk besoj që partitë të mos ketë vullnet të bëjnë këtë ndryshim që është në të mirë të tyre dhe votuesve. Ka nevojë për këtë ndryshim për t’i hapur rrugë procesit. Në ligjin për buxhetin 2025 është parashikuar edhe kostoja për kthimin e fletës së votimit. Nëse votojnë 1 mln shqiptarë, buxheti nuk mjafton dhe do të duhet të shtohet”, tha ai.

Kreu i KQZ u ndal edhe tek vota familjare, një problem ky që haset në çdo proces zgjedhor në Shqipëri.

“Fleta e votimit i shkon individualisht çdo personi pavarësisht nëse janë disa persona që banojnë në të njëjtën adresë Operatori e dorëzon zarfin me fletën e votimit vetëm personit. Nëse nuk e gjen do të shkojë deri në 3 herë, ose ndryshe nuk i dorëzohet, nuk mund ta marrë një anëtar i familjes. Votimi nëse duan ta konsultojnë, kjo është një çështje që nuk e kontrollojmë”, u shpreh ai.

Burimi ATSH

Investimet që kanë transformuar kryeqytetin, Veliaj: “Tirana, nga qytet i izoluar në qendër turizmi

Programi "Urat e reja për Shqipërinë 2030" është një program i ri zhvillimi i pronave publike.

Global 360

Armenia njeh pasaportat e Kosovës

Armenia nga sot njeh zyrtarisht të gjitha pasaportat e Kosovës, duke përfshirë ato të zakonshme, diplomatike dhe zyrtare.

Diplovista

Hetimet e SPAK-ut, Rama: I qetë e i vendosur që të vijojë beteja ndaj pandëshkueshmërisë

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, kryeministri bën një bilanc të zhvillimeve kryesore të vendit, që nga përparimi në…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Investimet që kanë transformuar kryeqytetin, Veliaj: “Tirana, nga qytet i izoluar në qendër turizmi

Programi "Urat e reja për Shqipërinë 2030" është një program i ri zhvillimi i pronave publike.