Balluku: Ulja e çmimit të energjisë nuk është vetëm për një vit

zv.kryeministrja deklaroi se biznesi nuk përfiton nga kjo ulje.


Zëvendëskryeministrja, Belinda Balluku, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë bëri të ditur sot se ulja e çmimit të energjisë nuk është një masë e marrë nga ERE vetëm për një vit, pasi afati deri më 31 dhjetor është procedurë.

“Nuk është masë 1-vjeçare. ERE çdo fundviti ka detyrim të publikojë çmimin e vitit pasardhës, dhe këtë e ka bërë në dhjetë vitet e fundit. Nuk është për një vit. Është procedurë, e ka bërë këtë në çdo fundvit dhe ka miratuar 9.5 lekë për dhjetë vite”, tha ajo.

Balluku deklaroi se çmimi i energjisë përmes sakrificash ka qëndruar i pandryshuar për një dekadë.

Sipas saj, me vendimin e ERE-s për uljen e çmimit të energjisë përfituan 1 milion e 70 mijë abonentë ose 95 % e abonentëve.

Ajo hodhi poshtë akuza e opozitës për ulje të çmimit për efekt elektoral.

“Flasim për 1 milion e 70 mijë abonentë që përfitojnë dhe në thelb nuk ka asnjë gjë për fushatë. Ne kemi pasur fushatë edhe në 2017, edhe në 2021, por kemi qenë të përgjegjshëm duke diutr dobësitë e sistemit”, tha ajo.

Nga ana tjetër, ajo vuri në dukje se familjet mund të tejkalojnë fashën vetëm përgjatë muajit janar. “Vetëm rreth 130 mijë familje shkojnë në cakun e 700 kW”, tha ajo.

“PS dhe qeveria Rama nuk ka përdorur kurrë energjinë për arsye elektorale. Opozitë sulmon sipas modelit të saj”, tha Balluku teksa kujtoi thirrjet e kreut të PD-së, për mospagesën e faturave të energjisë nga qytetarët.

Duke folur për investimet, Balluku bëri të ditur se OSHEE po punon për vendosjen e matësave inteligjentë, që do të zgjidhë një problematikë të vështirë të faturimit aforfe.

Ajo deklaroi se biznesi nuk përfiton nga kjo ulje.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Spiropali në Bruksel: Shqipëria po ecën më shpejt dhe më vendosmërisht drejt BE-së

Kryetarja e Kuvendit, e ftuar nderi në konferencën e tretë vjetore të Këshillit Global për Rinovimin e Politikës.

Global 360

Arabia Saudite në qendër të politikës së jashtme globale duke pritur bisedimet SHBA-Rusi

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Spiropali në Bruksel: Shqipëria po ecën më shpejt dhe më vendosmërisht drejt BE-së

Kryetarja e Kuvendit, e ftuar nderi në konferencën e tretë vjetore të Këshillit Global për Rinovimin e Politikës.