Rama: Më shumë disiplina sportive në shkolla, shtojnë vlerën edukative tek të rinjtë

Kryeministri Edi Rama kërkoi sot shtimin e disiplinave sportive në shkolla, ndërsa siguroi se qeveria është e gatshme të mbështesë Komitetin Olimpik Kombëtar Shqiptar dhe Ministrinë e Arsimit dhe Sportit për këtë sfidë.


Kryeministri Edi Rama kërkoi sot shtimin e disiplinave sportive në shkolla, ndërsa siguroi se qeveria është e gatshme të mbështesë Komitetin Olimpik Kombëtar Shqiptar dhe Ministrinë e Arsimit dhe Sportit për këtë sfidë.

Në mbrëmjen ceremoniale për sportistët shqiptarë në arenën ndërkombëtare për vitin 2024, Rama u shpreh se shtimi i këtyre disiplinave do të shtojë vlerën edukative dhe peshën e sportit në jetën e më të rinjve.

“Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit të zgjerojë disiplinat sportive në shkolla. Nuk mjafton të kemi vetëm volejboll dhe basketboll për femra dhe meshkuj. Duhet të fusim edhe sporte të tjera. Nuk kanë kosto të mëdha. Sa më parë të kemi në shkolla shahun, mundjen peshëngritjen, të gjitha disiplinat. Nuk është e thënë të nxjerrim nga shkollat sportistë që do të fitojnë kampionate, por do të shtojnë vlerën edukative dhe peshën e sportit në jetën e më të rinjve, duke i ndihmuar të zhdërvjelltësohen në ato sporte ku kanë më shumë prirje. Dhe nëse në fund fare do t’u mbetet pjesë e kulturës sportive dhe nuk do të jenë në gjendje të vazhdojnë me kompeticionet”, deklaroi Rama.

Rama tha se qeveria do të mbështesë KOKSH me të gjitha forcat.

“Na duhet të zgjerojmë gamën e aktiviteteve të sportit në shkollë dhe ne jemi gati të mbështesim KOKSH me të gjitha forcat tona”, u shpreh Kryeministri.

Lexo më shumë nga

“La Maison de l’Albanie” – Shtëpia e Shqiptarëve në Paris!

Tashmë ka mbi 12 vjet që « La Maison de l’Albanie » funksionon si një qëndër kulturore në Paris, Francë.…

Global 360

KE propozon një fond prej 800 miliardë eurosh investimesh për mbrojtjen

Fondi i ri është pjesë e një propozimi të Von der Leyen drejtuar vendeve të BE-së përpara samitit të posaçëm…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

“La Maison de l’Albanie” – Shtëpia e Shqiptarëve në Paris!

Tashmë ka mbi 12 vjet që « La Maison de l’Albanie » funksionon si një qëndër kulturore në Paris, Francë.…