Rama: Sovranitet i plotë energjetik brenda vitit 2030

Kryeministri Edi Rama i ka kthyer përgjigje sot komentit të një qytetari, i cili shprehet se duhet ulur më shumë çmimi i energjisë elektrike, pasi Shqipëria po e prodhon vetë energjinë.


Kryeministri Edi Rama i ka kthyer përgjigje sot komentit të një qytetari, i cili shprehet se duhet ulur më shumë çmimi i energjisë elektrike, pasi Shqipëria po e prodhon vetë energjinë.

Në rubrikën “SY m’SY”, Rama tha se, “kjo është një legjendë mediatike, pa asnjë lidhje me realitetin”.

“Shqipëria prodhon 75% të nevojave të veta në një vit të mirë hidrik, pra kur ka reshje të bollshme dhe vetëm 65% në një vit të thatë”, tha Rama.

“Po, ne do ta prodhojmë vetë energjinë të gjithën për nevojat tona brenda vitit 2030, kur do të kemi fituar sovranitetin energjetik me realizimin e investimeve të programuara që po vazhdojnë për prodhimin nga dielli, po edhe nga era, si edhe për dy modelet inovative të pompimit të ujit në kaskadën e Drinit dhe atë të devollit, ku po punojmë me partnerët tanë norvegjez”, u shpreh Rama.

Kryeministri nënvizoi se, “ulja me 10,5% e çmimit të energjisë është historike për faktin se është e para ulje në 35 vjet dhe është e vetmja ulje e bërë në këtë pjesë të botës pas krizës së luftës në Ukrainë. Është fryt i një arritje historike në transformimin rrënjësor të sektorit në dekadën e fundit”.

“Jo pra, nuk është aq është, po është 10,5% ulje dhe është faktikisht çmimi më i ulët historik i energjisë. Prandaj dhe jam shumë krenarë që e arritëm këtë kur mendoj që u nisëm nga buza e humnerës”, theksoi Rama.

Kreu i qeverisë përsëriti se, “jo, ne nuk e prodhojmë vetë për të gjitha nevojat tona energjinë. Kjo është një legjendë mediatike siç e shpjegova pak më parë. Ndërsa po, kemi bërë shumë më tepër se ç’kishim nga koha e komunizmit, siç thua. Dhe po të jap dy shifra. Sot 10% të prodhimit të përgjithshëm të energjisë ne e kemi nga dielli, e kishim zero deri para disa vitesh dhe brenda 2030-ës do të arrijmë në 30%, sepse vazhdojnë investimet. Tjetra, sot jemi të parët në rajonin tonë për vetë prodhim energjie diellore nga familjarët dhe bizneset falë politikës mbështetëse të qeverisë me 196 megavat. Serbia e dyta me 51 dhe pastaj në një grup tjetër Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut me 14-18 megavat”.

“Shqipëria po bëhet dhe nuk duhet të duash qeverinë për ta pranuar këtë”, përfundoi kryeministri Rama.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

“La Maison de l’Albanie” – Shtëpia e Shqiptarëve në Paris!

Tashmë ka mbi 12 vjet që « La Maison de l’Albanie » funksionon si një qëndër kulturore në Paris, Francë.…

Global 360

KE propozon një fond prej 800 miliardë eurosh investimesh për mbrojtjen

Fondi i ri është pjesë e një propozimi të Von der Leyen drejtuar vendeve të BE-së përpara samitit të posaçëm…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

“La Maison de l’Albanie” – Shtëpia e Shqiptarëve në Paris!

Tashmë ka mbi 12 vjet që « La Maison de l’Albanie » funksionon si një qëndër kulturore në Paris, Francë.…