“Urat e reja për Shqipërinë 2030”, Greca prezanton projektet: Synohet energjizimi i Tiranës

Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit, Adelina Greca prezantoi sot projektet që do të ndërtohen në kryeqytet në kuadër të programit “Urat e reja për Shqipërinë 2030”.


Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit, Adelina Greca prezantoi sot projektet që do të ndërtohen në kryeqytet në kuadër të programit “Urat e reja për Shqipërinë 2030”.

Në fjalën e saj Greca tha se “pronat e grupit të parë, prona e parë, loti 1, ndodhet përballë stadiumit “Selman Stërmasi” që njihet si Parku i Delegacioneve dhe prona e dytë tek ish-ATSH në bulevardin “Zhan D’Ark”.

“Prona e parë do të jetë e destinuar për administratën publike, një claster ku do të akomodohen 22 institucione publike të administratës qendrore, prona e dytë për sipërmarrje. Këtu nuk synojmë të kemi vetëm zyrat e administratës, por synojmë që këto objekte të jenë në funksion të komuniteteve edhe atëherë kur administrata të jetë e mbyllur mos të jenë zona të errëta, po të jenë në funksion të komunitetit përreth, duke nisur nga gjërat elementare, si parkimi”, tha Greca.

Këto lote, tha ajo, janë në zona relativisht të populluara të Tiranës dhe me objekte të kohës së mëparshme, të cilat kanë mungesë parkimi dhe këto objekte mund të plotësojnë disa nevoja të komunitetit.

“Do të kenë kopsht, çerdhe që do të funksionojnë jo vetëm për administratën, por edhe për komunitetin. Të gjitha këto objekte janë të hapura për komunitetin në katet e para, se janë funksione komunitare. Synohet të energjizohet kjo pjesë e qytetit. Objekti i sipërmarrjes, edhe ky objekt vjen me një risi, arkitektët synojnë që nëpërmjet hapësirave të hequra të krijojnë arkitekturë, objekti të lërë gjurmë, të mbahet mend për atë që nuk është. Këtu kemi një qasje që krijon shumë hapësira dhe i jep mundësi objektit të marrë dritë nga shumë anë”, nënvizoi Greca.

Drejtoresha e AKPT-së u shpreh se “risia tjetër është shumë e rëndësishme, hapësira publike që krijon katin përdhe, duke e çuar në dy kate nëntokë dhe duke rritur hapësirën e komunitetit akoma më tepër”.

“Kemi një vepër arti që vendoset në qendër të kësaj hapësire publike nga një artist amerikan, pjesë e këtij ekipi, Jamec Baket. Nisur nga funksioni që ky territor ka pasur më parë, Agjencia Telegrafike Shqiptare, arkitektët janë frymëzuar për t’i dhënë ndërtesës një identitet duke marrë spunto nga një artist tjetër Emilio Isgro, i cili punon me tekstet”, shtoi ajo.

Më tej Greca tha se “objekti i administratës tek loti 1 është tek Kadastra dhe këtu do të akomodohen tre institucione, dhe ne e quajmë klasteri (claster) i pronave: Institucionet e Kadastrës, Agjencia e Trajtimit të Pronave dhe Shpronësimeve do të jenë në të njëjtin vend. Grupimi i këtyre institucioneve në një godinë është bërë duke pasur parasysh funksionin që ato kryejnë që të punojnë me njëri-tjetrin të mos shpenzojnë kohë gjatë ditës dhe të përdorin resurse të përbashkëta dhe të jenë në funksion të komunitetit kur administrata pushon së punuari”.

“Prona e dytë është tek Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit, prona për sipërmarrje, një objekt të kompozuar nga disa volume, i cili ka një lëvizje, duke krijuar hapësira publike në katin përdhe në lartësinë e dy kateve, për të krijuar hapësira për komunitetin”, tha Greca.

Sipas saj, funksionet janë mikse, sepse ndodhet në një zonë universitare, ku ofrohen edhe apartamente dhe dhoma për studentë.

“Projekti tjetër që dua të prezantoj, sapo e kemi nisur dhe kemi shpallur në dhjetor të vitit të kaluar, për rivitalizimin e stadiumit “Selaman Stërmasi”, një qendër e qytetit që ka ngelur si një territor i errët për shkak të mungesës së funksioneve apo zhvillimit në atë territor. Duke parë se çfarë ka ndodhur përreth ish-stadiumit “Qemal Stafa”, “Air Albania” sot, mendojmë që ky territor mund të ketë mundësi të rivalizohet, por të shërbejë për rigjenerimin jo vetëm të tij, por edhe për atë pjesë të qytetit”, theksoi Greca.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Investimet që kanë transformuar kryeqytetin, Veliaj: “Tirana, nga qytet i izoluar në qendër turizmi

Programi "Urat e reja për Shqipërinë 2030" është një program i ri zhvillimi i pronave publike.

Global 360

Armenia njeh pasaportat e Kosovës

Armenia nga sot njeh zyrtarisht të gjitha pasaportat e Kosovës, duke përfshirë ato të zakonshme, diplomatike dhe zyrtare.

Diplovista

Hetimet e SPAK-ut, Rama: I qetë e i vendosur që të vijojë beteja ndaj pandëshkueshmërisë

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, kryeministri bën një bilanc të zhvillimeve kryesore të vendit, që nga përparimi në…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Investimet që kanë transformuar kryeqytetin, Veliaj: “Tirana, nga qytet i izoluar në qendër turizmi

Programi "Urat e reja për Shqipërinë 2030" është një program i ri zhvillimi i pronave publike.