Zhvillimi i pronave publike nga privati, Rama: Hapësira me standarde evropiane për administratën publike

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se, përmes programit “Urat e reja për Shqipërinë 2030”, do të mundësohen projekte që lidhen me zhvillime të përbashkëta mes shtetit dhe sipërmarrjes.


Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se, përmes programit “Urat e reja për Shqipërinë 2030”, do të mundësohen projekte që lidhen me zhvillime të përbashkëta mes shtetit dhe sipërmarrjes.

Në prezantimin e programit “Urat e reja për Shqipërinë 2030”, një program i ri zhvillimi i pronave publike, për të ndërtuar përmes partneriteteve me sipërmarrjen private vepra të reja të infrastrukturës publike, administrative, turistike, kulturore e sociale, Rama tha se, “ne jemi këtu për të prezantuar disa projekte të para që janë rezultat i konkurseve ndërkombëtare”.

Rama tha se, “këto janë projekte që lidhen me zhvillime të përbashkëta me sipërmarrjen dhe natyrisht do të vendosen përmes garave të hapura dhe synojnë, nga njëra anë t’i vënë në dispozicion shtetit hapësira të reja, hapësira me standarde evropiane për aktivitetin e administratës publike, dhe nga ana tjetër t’i japim mundësi sipërmarrjes që në këmbim të bëjë biznes, duke hyrë në një marrëdhënie me shtetin, të njëjtë si marrëdhënia e përditshme e sipërmarrjes në fushën e ndërtimit me pronarët privatë”.

Rama u shpreh i bindur se, “ky proces do të na japë mundësinë të krijojmë një profil të ri për sektorin publik, një profil sipërmarrës, i cili do të na fusë edhe ne në klubin e vendeve që tanimë këto praktika dhe këto eksperienca i kanë shumëvjeçare dhe shumë të konsoliduara”.

Por, nga ana tjetër, shtoi Rama, “ajo që është më e rëndësishmja është se si rezultat shteti nuk do të zhvishet nga pjesëmarrja në zhvillimin e pronës, duke humbur kështu mundësinë që përmes kësaj pjesëmarrjeje të marrë edhe përfitimet në funksion të interesit publik, por do të jetë një aktor në bashkëpunim me aktorët e tjerë të tregut”.

Rama gjithashtu nënvizoi se, “nëpërmjet këtij instrumenti të ri ne faktikisht i japim mundësi të gjitha institucioneve që të përdorin instrumentin për të zhvilluar pronat që kanë, në funksion të interesave të tyre publike dhe nga ana tjetër i japim mundësi sipërmarrjes që në shumë raste kur, siç me siguri disa këtu e dinë për të zhvilluar një pronë private ndeshen me problematika që lidhen me një copëz apo me një pjesë prone që është pronë e shtetit të mund të përdorin këtë instrument, jo më siç ka ndodhur në të shkuarën që duhet ta lëshoje atë pronë, flas për shtetin, pa marrë asgjë mbrapsht, por thjesht një çmim simbolik, por që në të shumtën e herës mbeti një procedurë e parealizueshme që tërhiqte zvarrë me vite e vite investimet private, ose mos të reagoje fare, dhe kështu faktikisht të pezulloje përfundimisht një mundësi zhvillimi privat”.

Lexo më shumë nga

Investimet që kanë transformuar kryeqytetin, Veliaj: “Tirana, nga qytet i izoluar në qendër turizmi

Programi "Urat e reja për Shqipërinë 2030" është një program i ri zhvillimi i pronave publike.

Global 360

Armenia njeh pasaportat e Kosovës

Armenia nga sot njeh zyrtarisht të gjitha pasaportat e Kosovës, duke përfshirë ato të zakonshme, diplomatike dhe zyrtare.

Diplovista

Hetimet e SPAK-ut, Rama: I qetë e i vendosur që të vijojë beteja ndaj pandëshkueshmërisë

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, kryeministri bën një bilanc të zhvillimeve kryesore të vendit, që nga përparimi në…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Investimet që kanë transformuar kryeqytetin, Veliaj: “Tirana, nga qytet i izoluar në qendër turizmi

Programi "Urat e reja për Shqipërinë 2030" është një program i ri zhvillimi i pronave publike.