Balla, bashkëbisedim me shqiptarë në Diasporë: Gjatë 2025-ës, shërbimet konsullore do të ofrohen online

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, zhvilloi sot bisedën e dytë të ciklit të bashkëbisedimeve “Krenar për Shqipërinë”, e cila iu dedikua shqiptarëve të suksesshëm që vendosin të kthehen në atdhe dhe të sjellin eksperiencën dhe investimet e tyre.


Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, zhvilloi sot bisedën e dytë të ciklit të bashkëbisedimeve “Krenar për Shqipërinë”, e cila iu dedikua shqiptarëve të suksesshëm që vendosin të kthehen në atdhe dhe të sjellin eksperiencën dhe investimet e tyre.

Nga Shkodra, Klodjana Serraj, eksperte marketingu e sapokthyer në Shqipëri pas një eksperience pune në Europë dhe Azi, Rrolf Rexhaj, ekspert i teknologjisë së informacionit, që ka sjellë idetë e tij novatore për t’i shërbyer qytetit të lindjes dhe Eri Hasani, sipërmarrës nga Tropoja me eksperiencë në fushën e sigurisë teknologjike të fituar në Londër dhe që ka investuar edhe në një kompani për mbrojtjen fizike në Shqipëri, rrëfyen në këtë episod si e arritën suksesin dhe pse po u rikthehen sërish “rrënjëve” të tyre.

Të ftuarit folën për vështirësitë e hapjes së biznesit duke përmendur burokracitë dhe sportelet, gjë që sipas Ballës është përmirësuar me sistemin e-Albania dhe Shqipëria tashmë është në krye të vendeve për numrin e shërbimeve të ofruara online.

“Sfida që kemi nisur është ofrimi i shërbimeve konsullore online. Porosia e kryeministrit Rama është që gjatë vitit 2025 ne të mundësojmë që të gjitha shërbimet konsullore të ofrohen online”, tha Balla.

Të tre të rinjtë bien dakord se Shqipëria ka ndryshuar për mirë dekadën e fundit duke projektuar për rrjedhojë edhe një të ardhme të mirë, ndërsa treguan edhe për vështirësitë e jetës në emigracion, çmimet e larta të qirave që të vënë në vështirësi edhe pse rrogat janë më të larta se në Shqipëri.

“E vërteta e pakundërshtueshme është fakti që në Shqipëri është rritur konsumi dhe në këtë aspekt dua t’ju jap një element që është shumë domethënës. Matësi më i mirë i ekonomisë është GDP dhe në Shqipëri nga viti 2013, viti i fundit kur u qeveris nga ata që ju e dini por që s’ia vlen t’i kujtoni më, Shqipëria në këto 11 vite e ka trefishuar Prodhimin e Brendshëm Bruto. Nuk gjen një vend tjetër në rajon që ta ketë trefishuar indikatorin më të rëndësishëm të ekonomisë në një kohë kaq të shkurtër. Ishte virale një video me vendet më të varfra në botë këto ditë. Shqipëria 10 vite më parë ishte në krye të listës. Dhe tani Shqipëria pothuajse ka ikur nga ajo listë. Nuk po them që nuk ka familje apo njerëz që përballen me vështirësitë e varfërisë, por na duhet të jemi më solidarë me njëri-tjetrin. Unë jam krenar që bëj pjesë në një forcë politike që përkujdesjen, solidaritetin social e ka gur themeli të saj dhe do donim të rrisnim shumë më shumë pensionet, bonusin ta kishim më të madh, por mos harroni që kjo është fuqia e ekonomisë sonë sot. Ndaj duam që këtë rritje të ekonomisë sonë falë edhe turizmit, përfitimet, t’i bëjmë më gjithëpërfshirëse, pra efektet t’i ndjejnë ata që vuajnë më shumë, ndaj qeveria sapo krijon të ardhura mundohet t’i ndajë për pensionistët,” u tha Balla bashkëbiseduesve të cilët treguan edhe koston e lartë të jetesës në vendet ku punojnë krahasuar me Shqipërinë.

Pjesa e fundit e bashkëbisedimit iu dedikua zhvillimit historik, pjesëmarrjes së diasporës në zgjedhjet e 11 majit.

“Si mund të votojmë?” ishte pyetja e emigrantit nga Londra, Eri Hasani, duke u sqaruar më pas nga Balla për hyrjen në aplikacionin apo faqen e KQZ në internet ku gjen platformën PER, ku ngarkohen dokumentet si pasaporta apo karta e identitetit dhe kontratat e qirasë, e energjisë, apo ujit që vërteton vendbanimin. Në adresë më pas vjen fleta e votimit me zarf nga KQZ dhe duhet që të postohet sa më parë drejt Shqipërisë, pasi afati i fundit për t’u pranuar është ora 19:00 e datës së zgjedhjeve 11 maj 2025.

Balla uroi që me bashkëpunimin e opozitës, Shqipëria ta ketë zgjidhur edhe elementin e pagesës së postës së kthimit për zarfin me votë, nga qeveria shqiptare.

Pyetjes se për kë duhet të votonte që i bëri një nga të rinjtë me banim në Londër, Eri Hasani, Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën iu përgjigj me humor se kjo ishte një pyetje shumë e vështirë.

“Unë besoj që ti duhet të votosh për ata që kanë treguar se dinë të punojnë për Shqipërinë, dinë të sjellin ndryshim në Shqipëri dhe e vërteta është që Edi Rama, ekipi i Partisë Socialiste, programi i Partisë Socialiste, janë ekipi i vetëm që meritojnë që diaspora, sikurse dhe shumica e shqiptarëve rezidentë në Shqipëri do të bëjnë, ta investojnë votën e tyre te ne, te Partia Socialiste e Shqipërisë,” deklaroi Taulant Balla, në mbyllje të këtij bashkëbisedimi, duke i bërë thirrje diasporës shqiptare që t’i dedikojë 10 minuta votimit duke bërë detyrën e vet në këtë proces historik.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Deklarimi i pagave të plota, Manjani: Rreth 1 miliardë lekë më shumë nga sigurimet shoqërore gjatë vitit 2024

Përgjatë vitit 2024, të ardhurat nga kontributet e sigurimeve shoqërore ishin rreth 1 miliardë lekë më shumë se sa ishin…

Global 360

Armenia njeh pasaportat e Kosovës

Armenia nga sot njeh zyrtarisht të gjitha pasaportat e Kosovës, duke përfshirë ato të zakonshme, diplomatike dhe zyrtare.

Diplovista

Hetimet e SPAK-ut, Rama: I qetë e i vendosur që të vijojë beteja ndaj pandëshkueshmërisë

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, kryeministri bën një bilanc të zhvillimeve kryesore të vendit, që nga përparimi në…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Deklarimi i pagave të plota, Manjani: Rreth 1 miliardë lekë më shumë nga sigurimet shoqërore gjatë vitit 2024

Përgjatë vitit 2024, të ardhurat nga kontributet e sigurimeve shoqërore ishin rreth 1 miliardë lekë më shumë se sa ishin…