Gonxhja: “Albergo Difusso” i Krujës, i pari i këtij lloji në Shqipëri dhe Ballkan

“Albergo Diffuso” është një tipologji hotelesh e përhapur kohët e fundit në Itali dhe Evropë


Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja ndau sot në rrjetet sociale imazhet mbresëlënëse të “Albergo Difusso” në qytetin e Krujës, i pari i këtij lloji në Shqipëri dhe Ballkan.

“Albergo Diffuso” është një tipologji hotelesh e përhapur kohët e fundit në Itali dhe Evropë, e cila bazohet në idenë e shfrytëzimit të shtëpive të braktisura për qëllime turistike.

Ideja lindi në Itali, ku nisën të përdoreshin shtëpitë bosh të rinovuara me fondet e dhëna pas tërmetit të Friulit (1976).

“Albergo Diffuso” i Krujës rierdhi në jetë falë Bonusit të Rijetësimit, pjesë e Fondit Kombëtar të Kujdesit të Trashëgimisë Kulturore Materiale, një nismë e pervitshme e qeverise shqiptare, për restaurimin dhe rijetëzimin e objekteve në qendra historike në modele të qëndrueshme biznesi, që gjenerojnë të ardhura dhe punësim për komunitetin.

“Albergo Diffuso” gjendet brenda mureve të Kalasë së Krujës.

Ministri Gonxhja e cilësoi atë si “një përvojë unike ku historia dhe mikpritja bashkohen për t’ju ofruar një ekperiencë të paharrueshme”.

Nga “Albergo Diffuso” në Krujë, mund të nisësh një itinerar fantastik nga kështjella, muzeu historik, Pazari me famë i Krujës, për të udhëtuar drejt Parkut Natyror të Qafshtamës. Një vit më parë, National Geographic e renditi atë ndër 22 eksperiencat më të mira të hotelerisë.

☀️Mirëmëngjes nga Kruja Albergo Diffuso, hoteli i parë i këtij lloji në Shqipëri dhe Ballkan, i rijetëzuar me Bonusin e Rijetëzimit, ju mirëpret brenda mureve të Kalasë së Krujës.

Një përvojë unike ku historia dhe mikpritja bashkohen për t’ju ofruar një ekperiencë të paharrueshme. 🏰✨

Posted by Blendi Gonxhja on Thursday, January 9, 2025

Balluku: Rruga e Komanit, ndikim në zhvillimin e turizmit në veri

Rruga e Komanit prej 31 kilometrash, që lidh dy hidrocentralet, atë të Vaut të Dejës me të Komanit, është njëkohësisht…

Global 360

Arabia Saudite në qendër të politikës së jashtme globale duke pritur bisedimet SHBA-Rusi

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Balluku: Rruga e Komanit, ndikim në zhvillimin e turizmit në veri

Rruga e Komanit prej 31 kilometrash, që lidh dy hidrocentralet, atë të Vaut të Dejës me të Komanit, është njëkohësisht…