Koçiu: Janari nis me mamografi falas pa rekomandim nga mjeku në qarkun e Shkodrës

Gjatë janarit vajzat dhe gratë në qarkun e Shkodrës mund t’i drejtohen kabineteve të mamografisë për kryerjen e vizitave falas.


Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale po bën të mundur edhe gjatë këtij viti, që çdo muaj t’i kushtohet një qarku në Shqipëri, ku gratë mund të kryejnë mamografi pa referimin e mjekut dhe me orare të zgjatura.

Gjatë janarit vajzat dhe gratë në qarkun e Shkodrës mund t’i drejtohen kabineteve të mamografisë për kryerjen e vizitave falas.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu tha sot se “muaji janar nisi me mamografitë falas në qarkun e Shkodrës, si pjesë e programit tonë kombëtar që sjell këtë shërbim çdo muaj, në çdo qark të Shqipërisë”.

““Bashkë” është fjala që duhet të na udhëheqë në luftën kundër kancerit të gjirit. Asnjë grua nuk duhet të përballet e vetme me këtë sfidë. Nëse ke pranë dikë që po kalon këtë betejë, jepi mbështetje dhe qëndroi afër, sepse rrugëtimi drejt shërimit është më i lehtë kur e përballojmë së bashku”, tha Koçiu, duke shtuar se diagnostikimi i hershëm është jetik.

Ministrja Koçiu tha se “shëndeti i grave është përgjegjësi e përbashkët. Ne jemi këtu për ju, çdo hap të rrugës”.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka vendosur ta shtrijë fushatën e saj sensibilizuese përveç tetorit, edhe gjatë muajve të tjerë të vitit. Kontrollet e rregullta janë thelbësore për luftën kundër kancerit.

Burimi ATSH

Balla vizitë në birrarinë më të vjetër në Frankfurt. Drejtohet nga njē sipërmarrës shqiptar

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, u takua në Frankfurt me sipërmarrësin shqiptar Fatmir Dulaj, i cili…

Global 360

Arabia Saudite në qendër të politikës së jashtme globale duke pritur bisedimet SHBA-Rusi

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Balla vizitë në birrarinë më të vjetër në Frankfurt. Drejtohet nga njē sipërmarrës shqiptar

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, u takua në Frankfurt me sipërmarrësin shqiptar Fatmir Dulaj, i cili…