Kryeministri Edi Rama, ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu dhe kryetari i Bashkisë së Shkodrës Benet Beci, zhvilluan sot një vizitë në shkollën “Adem Haxhija” në Postribë të Shkodrës

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato u shpreh sot pas një takimi me Mirela Bogdanin, kryetaren e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.


Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato u shpreh sot pas një takimi me Mirela Bogdanin, kryetaren e Këshillit të Lartë të Prokurorisë se “një sistem gjyqësor efektiv, i përgjegjshëm dhe i pavarur mbetet kyç për të ardhmen e vendit në BE”.

Ambasadori Gonzato njoftoi në rrjetet sociale se u takua me Mirela Bogdanin, kryetaren e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, siç u shpreh ai për të diskutuar mbi prioritetet dhe sfidat e Këshillit në kuadrin e procesit të integrimit të Shqipërisë në BE, veçanërisht standardet për Kapitullin 23, që mbulon gjithashtu gjyqësorin dhe të drejtat themelore.

“E përgëzova KLP-në për përpjekjet e tyre për të rritur cilësinë në dhënien e drejtësisë për qytetarët shqiptarë dhe njëkohësisht kërkova dyfishimin e këtyre përpjekjeve”, theksoi Gonzato.

“BE-ja mbetet e përkushtuar për të mbështetur Këshillin e Lartë të Prokurorisë në përditësimin e praktikave në përputhje me reformën e vitit 2016 dhe standardet evropiane, gjithashtu promovimin e koordinimit të ngushtë midis të gjitha institucioneve të drejtësisë”, përfundoi Gonzato.

Burimi ATSH

Rama: Anëtarësimi në BE, qëllim i madh strategjik i mandatit të katërt

Kryeministri, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama ishte sot në Lezhë me të rinjtë, ku prezantoi kandidatët për deputetë…

Global 360

“Erdha i fundit babë!”, Hashim Thaçi lë mesazhin e ndjerë në varrin e babait të tij

Ish-presidentit të Kosovës nuk iu lejua pjesëmarrja në varrimin e babait

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Anëtarësimi në BE, qëllim i madh strategjik i mandatit të katërt

Kryeministri, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama ishte sot në Lezhë me të rinjtë, ku prezantoi kandidatët për deputetë…