Kumbaro në Janinë: Bashkëpunim pozitiv me bashkitë e Gjirokastrës dhe Dropullit

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro zhvilloi sot një vizitë në Janinë, me ftesë të kryebashkiakut Thomas Begkas, së bashku me kryetarin e bashkisë së Gjirokastrës, Flamur Golemi dhe kryetarin e bashkisë Dropull, Dhimitraq Toli.

Kumbaro u shpreh se në takim u bisedua për zgjerimin e bashkëpunimit, jo vetëm mes Shqipërisë dhe Greqisë, por edhe mes bashkive.

“Patëm një takim të mbarë për të zgjeruar bashkëpunimin pozitiv, jo vetëm mes Shqipërisë dhe Greqisë, por edhe mes bashkive që ndodhen shumë pranë siç janë Janina me Gjirokastrën dhe Dropullin”, theksoi Kumbaro, në një postim në rrjetet sociale.

“Synojmë po ashtu perspektiva të reja komunikimi, oferta të përbashkëta turistike për vizitorët e huaj dhe shkëmbime aktivitetesh mes qyteteve tona, sepse na ndan kufiri, por mund të çojmë përpara projekte të forcimit dhe qëndrueshmërisë lokale përmes ekonomisë së turizmit”, u shpreh Kumbaro.

Burimi ATSH

Krimi zgjedhor, hapet zyra e posaçme për SPAK dhe Prokurorinë e Përgjithshme në KQZ

Kjo zyrë është pjesë e marrëveshjes së firmosur ndërmjet KQZ-së, SPAK dhe Prokurorisë së Përgjithshme, që synon të forcojë bashkëpunimin…

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia