Vengu: Investime për të modernizuar dhe rritur profesionalizmin në FA

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ndau sot shembullin e nëntetares Gëzime Muça dhe rreshteres Eftali Kamberaj, të cilat janë pjesë e familjes së madhe në Forcat e Armatosura.

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ndau sot shembullin e nëntetares Gëzime Muça dhe rreshteres Eftali Kamberaj, të cilat janë pjesë e familjes së madhe në Forcat e Armatosura.

“Bashkë me kolegët dhe koleget e tyre, ato përfaqësojnë shpirtin e vërtetë të njësive të ndryshme në Komandën Mbështetëse, tashmë edhe me një shtëpi të re”, nënvizoi Vengu.

Ministri Vengu theksoi se, “investimet e Ministrisë së Mbrojtjes në kapacitete njerëzore dhe infrastrukturë janë objektiva që na motivojnë të ecim përpara me vendosmëri, për të modernizuar dhe për të rritur sa më shumë profesionalizmin në Forcat e Armatosura”.

Nëntetare Gëzime Muça prej 8 vitesh shërben në Forcat e Armatosura në kompaninë kërkim-shpëtim.

“Po kuptoj që zgjedhja që kam bërë para shumë vitesh ja ka vlejtur. Investimet që janë bërë në FA na kanë bërë që të jemi më të motivuar dhe më të vlerësuar”, u shpreh ajo në një video të shpërndarë nga ministri Vengu në rrjetet sociale.

Ndërsa rreshtere Eftali Kamberaj punon infermiere në kompaninë EOD në batalionin e Xhenios. Ajo është prej 16 vitesh pjesë e FA.

“Puna jonë është e vështirë sepse kemi të bëjmë çdo ditë me të panjohurën dhe jemi në ndihmë të komunitetit. Ndihemi të vlerësuar dhe këtë punë e bëjmë me më shumë dëshirë kur shohim investimet që janë bërë në komandën mbështetëse”, tha ajo.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Njohja e Republikës së Kosovës nga Kenia, moment i rëndësishëm

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë përshëndet vendimin e Republikës së Kenias për të njohur Republikën e Kosovës si shtet të pavarur…

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Njohja e Republikës së Kosovës nga Kenia, moment i rëndësishëm

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë përshëndet vendimin e Republikës së Kenias për të njohur Republikën e Kosovës si shtet të pavarur…