Investimi në lagjen “Kala”, Gonxhja: Krijojmë një qendër të jashtëzakonshme të kulturës dhe turizmit

Ministri i MEKI: Projekt me rëndësi të jashtëzakonshme për kulturën dhe zhvillimin ekonomik


Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja deklaroi sot se rijetësimi i lagjes “Kala” të Elbasanit, është një projekt me rëndësi të jashtëzakonshme për kulturën dhe zhvillimin ekonomik.

Në ceremoninë e nënshkrimit të memorandumit të mirëkuptimit me Fondin Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit (AADF) për rijetësimin e kalasë së qytetit në Elbasan, ku i pranishëm ishte dhe kryeministri Edi Rama, ministri bëri të ditur se ky projekt ambicioz do t’i shtohet historive të suksesit të projekteve TID (turizëm, identitet, zhvillim) të implementuara nga fondacioni AADF dhe do të shërbejë si një shtysë për krijimin e mundësive të reja për sipërmarrësit e bizneset lokale, do të rrisë potencialin turistik dhe do të nxisë zhvillimin e qëndrueshëm, ekonomiko-social.

Ministri theksoi se ndërhyrjet e planifikuara për lagjen “Kala” do të mundësojnë lehtësimin e aksesit në disa nga objektet më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore të Elbasanit, si Hamami i Vjetër, Kisha Ortodokse e Shën Mërisë, Kulla e Sahatit në Kala, duke evokuar harmoninë fetare, një nga vlerat më të çmuara për të cilën ne krenohemi si komb.

Objekte të tjera me vlera si Bazilika Paleokristiane, Shtëpia-muze e Kristoforidhit, dhe Muzeu Etnografik, shtoi ai, janë gjithashtu pjesë e këtij projekti dhe kontribuojnë në krijimin e një qendre të jashtëzakonshme të trashëgimisë kulturore dhe turistike në Shqipëri.

Ministri Gonxhja vuri në dukje se në “Shqipërinë 2030”, Elbasani do të jetë një qytet me një profil të fuqishëm ekonomik dhe turistik.

“Mjaft të përmendim dhe projektin ambicioz të “Auto Moto Park Albania”, cirkuiti i parë shqiptar dhe kryeqendra e automotorizimit shqiptar, për edukimin mbi sigurinë rrugore dhe motosportin, me standardet për gara të Formula 1 dhe evente ndërkombëtare të FIA”, tha ai.

Po ashtu ministri u ndal dhe te ndikimi i investimeve në infrastrukturë, ku vuri në dukje rëndësinë e ndërtimit të bajpasit të ri të Elbasanit.

“Elbasani do të lirohet nga trafiku brenda qytetit, ndërsa do të jetë shumë më i aksesueshëm nga Tirana dhe nga lindja e perëndimi me investimet e reja në infrastrukturën e Korridorit 8”, shtoi ai.

Sipas ministrit, investimet po ashtu e shndërrojnë Elbasanin në një destinacion tërheqës turizmi dhe investimesh direkte, duke ofruar mundësi të reja dhe prosperitet për të gjithë komunitetin e vendin.

“Me investimet në arsim e aftësim profesional dhe zonën e lirë TEDA, me pozicionin strategjik dhe vizionin e angazhimin tonë të përbashkët, jemi të bindur se Elbasani do të kthehet në një destinacion tërheqës turizmi dhe investimesh direkte duke ofruar mundësi të reja dhe prosperitet për të gjithë komunitetin e vendin”, tha ai.

Kalaja e Elbasanit, simboli emblematik i qytetit, njihet si një mozaik arkitektonik që pasqyron shtresa të ndryshme që nga banesat tradicionale të Shqipërisë së mesme, arkitektura otomane, e deri te banesat e stilit italian të shekujve XIX-XX, si një trashëgimi e pasur historike për tërë rajonin.

Disa nga shembujt e suksesshëm të Rilindjes Urbane, që sot janë kthyer në një model të mirëfilltë bashkëjetese ekonomike, kulturore e turistike, janë: Pazari i Ri në Tiranë, restaurimi i Pazarit të Krujës, i cili ka rigjeneruar edhe aktivitetin artizanal, rRestaurimi i Pazarit në Gjirokastër. Në Korçë dhe Vlorë janë kryer ndërhyrje të ngjashme që kanë sjellë ekonomi, punësim e mirëqenie.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Investimi në lagjen “Kala”, Gonxhja: Krijojmë një qendër të jashtëzakonshme të kulturës dhe turizmit

Ministri i MEKI: Projekt me rëndësi të jashtëzakonshme për kulturën dhe zhvillimin ekonomik

Global 360

Armenia njeh pasaportat e Kosovës

Armenia nga sot njeh zyrtarisht të gjitha pasaportat e Kosovës, duke përfshirë ato të zakonshme, diplomatike dhe zyrtare.

Diplovista

Hetimet e SPAK-ut, Rama: I qetë e i vendosur që të vijojë beteja ndaj pandëshkueshmërisë

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, kryeministri bën një bilanc të zhvillimeve kryesore të vendit, që nga përparimi në…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Investimi në lagjen “Kala”, Gonxhja: Krijojmë një qendër të jashtëzakonshme të kulturës dhe turizmit

Ministri i MEKI: Projekt me rëndësi të jashtëzakonshme për kulturën dhe zhvillimin ekonomik