Veliaj: Hapim konkursin për qendrën më të madhe në Ballkan për fëmijët e spektrit autik dhe me aftësi ndryshe

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dha sot lajmin e mirë për hapjen e konkursit për ndërtimin e qendrës më të madhe të ekselencës për fëmijët e spektrit autik dhe sindromës down.


Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dha sot lajmin e mirë për hapjen e konkursit për ndërtimin e qendrës më të madhe të ekselencës për fëmijët e spektrit autik dhe sindromës down. Ai ftoi të gjithë arkitektët që kanë ide për t’u bërë pjesë e konkursit.

“Ashtu siç bëmë me Piramidën, pronën më të shtrenjtë në Tiranë, ia kushtuam fëmijëve me kurset falas për kodim, duam që pronën te “Pëllumbat”, tek Ambasada Amerikane, ta kthejmë në qendrën më të madhe të ekselencës për shërbimet e fëmijëve me spektrin autik edhe sindromës down. Është një nga nevojat më të mëdha të qytetit. Një qytet i mirë, ka vend për të gjithë, ka zemër për të gjithë.

Nuk jemi një qytet nga më të pasurit në botë, por gjersa gjen mundësi për të subvencionuar studentët, për të subvencionuar fëmijët që marrin kurse kodimi, për të subvencionuar të moshuarit që marrin një abone falas, duhet të gjejmë dhe i kemi gjetur paratë edhe për fëmijët e spektrit autik dhe sindromës doën. Unë besoj se është ndihmë për fëmijët, por sidomos për prindërit. Mezi pres që edhe nga arkitektët të marrim disa propozime të mira, sesi mund ta kthejmë këtë në një qendër ekselence për gjithë Ballkanin, si Piramida sot”, u shpreh Veliaj.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

“Paketa e Maleve”, Gonxhja: 500 sipërmarrësit e parë, zero taksa për 10 vjet

Ministri i MEKI ftoi shqiptarët jashtë vendit, ta konsiderojnë këtë paketë një mundësi me vlerë

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

“Paketa e Maleve”, Gonxhja: 500 sipërmarrësit e parë, zero taksa për 10 vjet

Ministri i MEKI ftoi shqiptarët jashtë vendit, ta konsiderojnë këtë paketë një mundësi me vlerë