Vota e diasporës, Celibashi: Duhen ndryshime në Kodin Zgjedhor për koston e pagesës së shërbimit postar

Kryekomisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi gjatë një konference për shtyp sot për hapjen e platformës PER, për regjistrimin e zgjedhësve me qëndrim jashtë Shqipërisë, nënvizoi sërish nevojën për ndryshimet në Kodin Zgjedhor.


Kryekomisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi gjatë një konference për shtyp sot për hapjen e platformës PER, për regjistrimin e zgjedhësve me qëndrim jashtë Shqipërisë, nënvizoi sërish nevojën për ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

Celibashi theksoi se është e rëndësishme të rishikohet kostoja për kthimin e votës.

“Nuk e di çfarë janë duke diskutuar, por di që ka nevojë për disa ndryshime në Kodin Zgjedhor. Është çështje e tyre nëse do t’i akomodojnë kërkesat tona, ato që ne mendojmë se duhen ndryshuar janë të karakterit teknik, sjellin një soliditet të administrimit dhe përgatitjet teknike të procesit. P.sh., kostoja e pagesës për shërbimin postar, çështja e afateve të regjistrimit të subjekteve zgjedhore, edhe pse për këtë nuk është se kemi gjykim final. Shpresojmë që të kemi një kuptueshmëri të njëjtë, nëse do duhet të bëjmë ndryshime, ka edhe të tjera që lidhen me administrimin e votimit nga jashtë, numërimin e fletëve të votimit”, tha Celibashi.

Celibashi theksoi se “mund të shikohet mundësia e ndërhyrjes në Kod për t’iu përgjigjur më mirë interesit të ligjshëm të çdo kahu politik për këtë proces, sepse është e rëndësishme që ky proces të gëzojë besimin e të gjitha palëve”.

Sa i takon votimit elektronik, Celibashi deklaroi se PD nuk e ka mbështetur zhvillimin e votimit elektronik në Tiranë.

“Vlerësoj që do duhet ta konsiderojmë këtë shqetësim të tyre, pavarësisht se sa i përligjur është. Nga ana tjetër, KQZ ka detyrim ligjor që ta implementojë të paktën si pilot votimin elektronik”, vijoi Celibashi.

Burimi ATSH

Investime të reja, firmoset memorandumi i bashkëpunimit me Shoqatën Turke të Industrialistëve

Turqia ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për vitin 2024.

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Investime të reja, firmoset memorandumi i bashkëpunimit me Shoqatën Turke të Industrialistëve

Turqia ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për vitin 2024.