Rama: Shqipëria ka nevojë për një opozitë dinjitoze, jo një çetë sharjesh e shpifjesh

Kryeministri Edi Rama reagoi sot mbi komentet dhe pyetjet adresuar në platformat sociale.


Kryeministri Edi Rama reagoi sot mbi komentet dhe pyetjet adresuar në platformat sociale.

“O t’ka ik huna shtremët vetëm ti mos fol për drejtësi” ishte komenti që Rama zgjodhi t’i përgjigjej duke i thënë se devijimi në hundë është i vërtetë dhe kjo për shkak të dhunimit që i është bërë në 1997.

“Në fakt jo i dashur Ardit. Por po. Është e vërtetë që kockën e hundës nuk e kam të drejtë dhe e di pse? Sepse pikërisht ajo katran partia, që ta ka mbushur mendjen ty se unë jam drogaxhi, siç e shkruan, s’je i vetmi, duke ta përsëritur mijëra herë derisa shpifja të duket sikur është e vërtetë, ky quhet lavazh truri, ma ka thyer hundën bashkë me kafkën mbrapa dhe më ka çarë edhe buzën me leva dhe doreza hekuri”.

“Ti je i ri dhe mbase nuk e ke idenë e piramidave të Sudes dhe Rrapushit që u grabitën shqiptarëve të tëra kursimet me bekimin e katranit të madh të partisë që të ka mësuar të shkruash dhe të thuash që unë jam drogaxhi… Ishte viti 1997 dhe unë mblidhja firma nga shoqëria civile për peticion për dorëheqje e qeverisë së asaj kohe që të shmangej ajo kohë që erdhi më pas, kur më dolën pritë mu poshtë pallatit në mes të errësirës dhe baltës. Ishte janar si tani, dhe më lanë të mbuluar me gjak. Pastaj të nesërme doli një kloun i katran partisë si puna e këtij Gazmend ziut dhe tha se ja do ketë qenë sherr për punë të ndonjë femre”, tha Rama.

Ai shtoi se janë njerëzit e zakonshëm që nuk duhet t’i lejojnë partitë që t’i përdorin “si topa balte”, por të ruajnë dinjitetin, duke i dhënë mundësi sipas tij që vendi të ketë një opozitë dinjitoze.

“Epo nuk ka më keq Ardit që të thuash për tifozllëk politik ‘fluturon gomari’ duke u përdorur si top balte në luftën e pistë të të tjerëve që të përdorin, dhe ti as më njeh as më ke parë dhe as ke ndonjë provë që unë marr drogë. As unë të njoh dhe nuk kam asgjë më ty madje mund të jesh dhe djalë i mirë në punën tënde, por një gjë ma dëgjo për vete jo për mua… s’ka nevojë të më duash apo votosh mua që të jesh dinjitoz respektosh veten, dhe sa më shumë ta respektojnë veten e tyre njerëzit e zakonshëm duke mos imituar këtë modelin e katran politikës verbërisht, por duke ruajtur dinjitetin edhe në kundërshti, aq më shumë shtohen shanset që kjo politikë turpi në Shqipëri t’i hiqet më fund qafe shoqërisë dhe ta ketë dhe Shqipëria një opozitë dinjitoze dhe jo një çetë sharje-shpifësish si kjo që s’ka jo vetëm program por s’ka as din as iman”, tha Rama.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Shqipëria ka nevojë për një opozitë dinjitoze, jo një çetë sharjesh e shpifjesh

Kryeministri Edi Rama reagoi sot mbi komentet dhe pyetjet adresuar në platformat sociale.

Global 360

Biden nderon papa Françeskun me Medaljen prestigjioze të Lirisë

Që nga viti 2013, papa Françesku ka qenë lideri jo vetëm i rreth 1,4 miliardë katolikëve në mbarë botën, por…

Diplovista

Hetimet e SPAK-ut, Rama: I qetë e i vendosur që të vijojë beteja ndaj pandëshkueshmërisë

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, kryeministri bën një bilanc të zhvillimeve kryesore të vendit, që nga përparimi në…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Shqipëria ka nevojë për një opozitë dinjitoze, jo një çetë sharjesh e shpifjesh

Kryeministri Edi Rama reagoi sot mbi komentet dhe pyetjet adresuar në platformat sociale.