Sula me ambasadorin e UNICEF: Të drejtat e fëmijëve, themel i një shoqërie demokratike

Kryetarja e Autoritetit për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, Dr. Gentiana Sula, priti përfaqësuesin e UNICEF-it Shqipëri, Murat Shahin.


Kryetarja e Autoritetit për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, Dr. Gentiana Sula, priti përfaqësuesin e UNICEF-it Shqipëri, Murat Shahin, me të cilin zhvilloi një diskutim rreth çështjes komplekse të drejtësisë për të miturit gjatë regjimit komunist, njohjen, edukimin dhe parandalimin e përsëritjes.

Sula tha se, historia tragjike e Kampit të Tepelenës, një kamp përqendrimi ku vuajtën fëmijë nga familjet e kundërshtarëve politikë, është nje nga dokumentimet më të fuqishme të AIDSSH-së. “Fëmijët jetuan në kushte të rënda shëndetësore dhe sanitare, duke përjetuar kufizimin e lirisë, pa një proces të drejtë dhe mbeten ende të pa dëmshpërblyer”, theksoi ajo.

Nga ana e tij, Ambasadori Shahin shprehu interesin për bashkëpunim me Autoritetit për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, në drejtim të thellimit të praktikave të mbrojtjes së fëmijëve, duke adresuar çështje si drejtësia për të miturit, diskriminimin ndaj fëmijëve të opozitës politike dhe pasojat e politikave pronataliste, ndër të tjera.

Gjithashtu edhe në edukimin e të rinjve mbi këto kapituj të errët të historisë shqiptare, duke theksuar rëndësinë e analizës historike për parandalimin e shkeljeve të të drejtave në të ardhmen, me qëllim konsolidimin e demokracisë dhe promovimin e paqes.

Në fund të takimit Murat Shahin tha se, “Të drejtat e fëmijëve janë themeli i një shoqërie demokratike. Nder të takoja Genta Sulën, një kampione për të drejtat e fëmijëve, ish-punonjëse e UNIÇEF që tani drejton AIDSSH. Ajo dokumenton praktikat e rrënjosura të së kaluarës për të trajtuar çështje si drejtësia për të miturit dhe për të udhëhequr reformat e sotme”.

Burimi ATSH

Rama: Anëtarësimi në BE, qëllim i madh strategjik i mandatit të katërt

Kryeministri, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama ishte sot në Lezhë me të rinjtë, ku prezantoi kandidatët për deputetë…

Global 360

“Erdha i fundit babë!”, Hashim Thaçi lë mesazhin e ndjerë në varrin e babait të tij

Ish-presidentit të Kosovës nuk iu lejua pjesëmarrja në varrimin e babait

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Anëtarësimi në BE, qëllim i madh strategjik i mandatit të katërt

Kryeministri, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama ishte sot në Lezhë me të rinjtë, ku prezantoi kandidatët për deputetë…