Balla, thirrje diasporës: Ne e mbajtëm fjalën që ju të votoni, na mbështesni


Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla iu drejtua sot me një mesazh zgjedhësve jashtë Shqipërisë, ku i ftoi ata të votojnë ekipin e Partisë Socialiste.

“Unë ju ftoj që ju të votoni Partinë Socialiste dhe Edi Ramën, si dhe një prej kandidatëve të ekipit tonë kombëtar “Shqipëria 2030″”, ishte thirrja e Ballës drejtuar diasporës shqiptare, e cila këtë vit merr pjesë për herë të parë në zgjedhje.

Por më parë duhet kryer regjistrimi dhe pas udhëzimeve se çfarë hapash duhen ndjekur duke hyrë në faqen apo aplikacionin e KQZ, Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla sqaroi edhe dërgimin e votës me postë pas plotësimit të saj.

“Fleta e votimit dërgohet mbrapsht në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, duke llogaritur kohën që ajo të mbërrijë në këtë institucion jo më vonë se sa ora 19:00 e datës 11 maj 2025. Kostot e shërbimit postar për dërgimin e fletës së votimit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve te ju, si dhe kthimin e saj nga ju për te Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbulohen të gjitha nga shteti shqiptar.”

Balla në mesazhin e tij u tha emigrantëve se Partia Socialiste e mbajti fjalën, duke bërë realitet votën e diasporës.

“Tani është radha juaj të na jepni mbështetjen që të vazhdojmë përpara. Bashkë për Shqipërinë 2030”, përfundoi mesazhi i Ballës, duke ndarë informacionin se deri tani janë regjistruar 9 mijë bashkatdhetarë dhe se deri më 1 mars kur përfundon afati mbeten edhe 46 ditë.

Burimi ATSH

Presidenti i Federatës Ukrainase të Futbollit, vizitë në “Shtëpinë e Futbollit”. Andriy Shevchenko: Shqipëria po rritet, zhvillimi më i madh vjen nga futbolli

“Shtëpia e Futbollit” mirëpriti sot në një vizitë zyrtare Presidentin e Federatës Ukrainase, Andriy Shevchenko. I ftuar nga Presidenti i…

Global 360

Arabia Saudite në qendër të politikës së jashtme globale duke pritur bisedimet SHBA-Rusi

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Presidenti i Federatës Ukrainase të Futbollit, vizitë në “Shtëpinë e Futbollit”. Andriy Shevchenko: Shqipëria po rritet, zhvillimi më i madh vjen nga futbolli

“Shtëpia e Futbollit” mirëpriti sot në një vizitë zyrtare Presidentin e Federatës Ukrainase, Andriy Shevchenko. I ftuar nga Presidenti i…