Balluku: Janë riparuar 90% e defekteve, rikthimi i energjisë në rreth 81% të konsumatorëve të prekur

Reshjet e dendura të borës që përfshinë vendin një ditë më parë sollën probleme në furnizimin me energji elektrike në disa zona.


Reshjet e dendura të borës që përfshinë vendin një ditë më parë sollën probleme në furnizimin me energji elektrike në disa zona.

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale thekson se strukturat e Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes kanë punuar pa ndërprerje gjatë 24 orëve të fundit, duke bërë të mundur riparimin e defekteve të shkaktuara nga moti i keq.

Sipas ministres janë zgjidhur plotësisht problemet e furnizimit me energji elektrike në qarkun e Vlorës dhe pothuajse plotësisht në Durrës, Burrel, Fier, Kukës, Korçë, Berat dhe Gjirokastër.

“Vijon të ketë problematika të vogla në rajonin e Shkodrës dhe më të vështira në rajonin e Elbasanit, në të cilin nënstacioni i Përrenjasit vazhdon të jetë jashtë pune”, nënvizon më tej Balluku.

Ministrja thekson se janë riparuar 90% e defekteve në fidera dhe është rikthyer energjia në rreth 81% të konsumatorëve të prekur.

“Në raport me gjendjen e mëngjesit të sotëm ka një përmirësim të ndjeshëm për sa i përket eliminimit të avarive në shkallë vendi, duke bërë të mundur riparimin e 90% të defekteve në fidera dhe rikthimin e energjisë në rreth 81% të konsumatorëve të prekur”, shkruan Balluku.

Ministrja shton se ditën e nesërme parashikohet mot më i qëndrueshëm, me më pak erë dhe ku pritet ndalim i reshjeve, por temperaturat do të ulen më tej, duke e bërë akoma më sfiduese situatën e transmetimit dhe shpërndarjes së energjisë elektrike.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Balla vizitë në birrarinë më të vjetër në Frankfurt. Drejtohet nga njē sipërmarrës shqiptar

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, u takua në Frankfurt me sipërmarrësin shqiptar Fatmir Dulaj, i cili…

Global 360

Arabia Saudite në qendër të politikës së jashtme globale duke pritur bisedimet SHBA-Rusi

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Balla vizitë në birrarinë më të vjetër në Frankfurt. Drejtohet nga njē sipërmarrës shqiptar

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, u takua në Frankfurt me sipërmarrësin shqiptar Fatmir Dulaj, i cili…