Ekonomi: I parashikuar për 100 mijë votues nga jashtë, mund të shtojmë buxhetin e KQZ
Deputetja e Partisë Socialiste, Milva Ekonomi në një intervistë televizive u shpreh sot se për procesin e votës së diasporës, janë buxhetuar deri 100 mijë votues që t’u paguhet dërgimi dhe postimi i votës, por ekziston mundësia e shtimit të këtij buxheti.

“Janë buxhetuar deri 100 mijë votues që t’u paguhet posta, pasi është parë ky trend edhe në vendet e tjera fqinje që e kanë përdorur këtë sistem. Është bërë një buxhetim, por ekziston mundësia e shtimit. Ankimimi online dhe mbrojtja e të dhënave nga sistemi sapo ka filluar dhe kjo pjesë i takon atyre që e kanë ndërtuar sistemin, por duhet edhe një javë që të bëhen rregullimet e fundit.
Ankimimi online dhe plot gjëra të tjera janë të zgjidhshme, mund të hapet edhe një rubrikë për ankimimin online, pasi kur futesh me fytyrë për regjistrimin në PER bëhet edhe një lloj njohjeje. Ka shumë regjistra që disponon shteti sot dhe që janë të ndërlidhura”, u shpreh Ekonomi.