Gonxhja: Thethi me peizazhe që të lënë pa frymë

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, publikoi në rrjetet sociale pamje mahnitëse të Luginës së Thethit, të mbuluar nga dëbora.


Thethi jo vetëm që mahnit me bukuritë e tij natyrore, por edhe ruan pasuri të rralla të trashëgimisë kulturore.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, publikoi në rrjetet sociale pamje mahnitëse të Luginës së Thethit, të mbuluar nga dëbora.

Në pamjet nga ajri bie në sy Kisha e Thethit në Fushë Theth, e ndërtuar në vitin 1892. Ajo është një nga ndërtimet e para monumentale të këtij vendbanimi. Kisha e Thethit ka shërbyer si qendër shpirtërore dhe kulturore, duke pritur në qelën e saj famullitarin At’ Shtjefën Gjeçovin. Pikërisht këtu, në vitin 1917, u hap shkolla e parë në Theth, me At’ Gjeçovin si mësuesin e parë.

Një tjetër atraksion turistik i Thethit është Kulla e Ngujimit, e ndërtuar në shekullin XIX, një tjetër monument kulture i rëndësishëm që na lidh me traditat dhe kodet e jetës së maleve.

Ndërsa Kulla e Lulash Keqit, dikur muzeu etnografik i Dukagjinit, ofron një pasqyrë të trashëgimisë së pasur të kësaj zone dhe është po ashtu monument kulture i kategorisë së parë.

“Me peizazhe që të lënë pa frymë, ajër të pastër dhe një ndjesi qetësie unike, Thethi është një thesar që meriton të vizitohet gjatë gjithë vitit”, shkroi ministri Gonxhja në rrjetet sociale.

Lexo më shumë nga

Muzhaqi: Mbështetje çdo vit për 500 të rinj me projekte komunitare

Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi, njëheraz kandidate e Partisë Socialiste në zgjedhjet parlamentare të 11 majit…

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Muzhaqi: Mbështetje çdo vit për 500 të rinj me projekte komunitare

Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi, njëheraz kandidate e Partisë Socialiste në zgjedhjet parlamentare të 11 majit…