Koçiu: Mbi 66 mijë fëmijë përfituan vitin e kaluar nga depistimi dentar në shkolla

Programi i Depistimit të Kujdesit Dentar për fëmijët e grupmoshës 6-14 vjeç në shkolla synon ngritjen e kabineteve të reja dentare në shkollat e vendit


Mbi 66 mijë fëmijë përfituan nga programi i depistimit dentar në shkolla gjatë vitit 2024, duke krijuar bazat për një kujdes të mirë oral që në fëmijëri.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes, Albana Koçiu, tha sot se “195 raste u referuan për trajtim të specializuar në Klinikën Stomatologjike Universitare duke garantuar ndërhyrje të shpejtë dhe efikase për fëmijët në nevojë”.

“Në vitin 2025, vijojmë mbështetjen financiare për Programin e Depistimit Dentar në shkolla, si pjesë e angazhimit tonë për një brez të shëndetshëm dhe të kujdesshëm ndaj vetes”, theksoi Koçiu.

Programi i Depistimit të Kujdesit Dentar për fëmijët e grupmoshës 6-14 vjeç në shkolla synon ngritjen e kabineteve të reja dentare në shkollat e vendit. Për fëmijët e shkollave në zonat rurale ky shërbim është ofruar edhe me njësi të lëvizshme dentare.

Burimi ATSH

Anëtarësimi në BE, Mazniku: Të gatshëm që të mbyllim negociatat

Ministri për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku u shpreh se, qeveria është e angazhuar për të çuar përpara anëtarësimin e Shqipërisë…

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Anëtarësimi në BE, Mazniku: Të gatshëm që të mbyllim negociatat

Ministri për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku u shpreh se, qeveria është e angazhuar për të çuar përpara anëtarësimin e Shqipërisë…