Vengu: Batalioni i xhenios nis zhbllokimin e kanalit të bypass-it në Vlorë

Në terren ndodhen 11 forca, 2 mjete, 2 motopompa, 3 mjete vetëshkarkuese dhe 1 ekskavator


Ekipi i batalionit të Xhenios ka nisur punën për zhbllokimin e kanalit të bypass-it në Vlorë.

Lajmin e dha ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, i cili ndau pamje nga puna për zhbllokimin e kanalit pas reshjeve të dendura të fundjavës.

Pas një dite të vështirë për shkak të reshjeve të dendura, Vlora iu rikthye mbrëmë normalitetit.

Ministria e Mbrojtjes dhe Bashkia e Vlorës vepruan me shpejtësi për t’i bërë ballë situatës.

Ministri Vengu u shpreh mirënjohës ndaj djemve dhe vajzave të Bazës Mbështetëse të Emergjencave Civile dhe Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile për koordinimin e shpejtë, duke vënë në funksion të plotë sistemin e shkarkimit të hidrovorit të Vlorës.

Në terren ndodhen 11 forca, 2 mjete, 2 motopompa, 3 mjete vetëshkarkuese dhe 1 ekskavator. “Të gjitha strukturat e Mbrojtjes Civile, si në nivel lokal ashtu edhe qendror, janë angazhuar për monitorimin dhe menaxhimin e situatës, duke siguruar funksionimin normal dhe mbrojtjen e qytetarëve, theksoi ai.

Vengu u shpreh se, forcat po monitorojnë me kujdes situatën për të siguruar jetën e qytetarëve dhe për të evituar dëmet materiale në biznese apo banesa.

Lexo më shumë nga

Stoku i investimeve austriake, 875 milionë euro

Austria është investitori i katërt më i rëndësishëm, për nga vlera e flukseve të reja që injektoi në ekonominë shqiptare…

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Stoku i investimeve austriake, 875 milionë euro

Austria është investitori i katërt më i rëndësishëm, për nga vlera e flukseve të reja që injektoi në ekonominë shqiptare…