Integrimi në BE, Hoxha takon Davis: Thellojmë bashkëpunimin në fushën e sigurisë

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha priti sot në një takim Randi Davis, Përfaqësuese e Përhershme e Programit të Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara (UNDP) në Shqipëri.


Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha priti sot në një takim Randi Davis, Përfaqësuese e Përhershme e Programit të Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara (UNDP) në Shqipëri.

“I frytshëm takimi i sotëm me Randi Davis, Përfaqësuese e Përhershme e UNDP-së në Shqipëri, një partner afatgjatë që kontribuon prej vitesh në Shqipëri”, shkruan Hoxha në një postim në rrjetet sociale.

Ministri thekson se kanë diskutuar për “bashkëpunimin e mëtejshëm në fushat me interes të ndërsjellët si dhe axhendën e zhvillimit e të integrimit të Shqipërisë në BE”.

“Me UNDP kemi dy partneritete kryesore, për Shërbimin Zjarrfikës dhe asistencën e Policisë së Shtetit në kuadër të Udhërrëfyesit të Ballkanit Perëndimor për Kontrollin e AVL-ve (Armët e Vogla dhe të Lehta)”, shkruan ministri.

Hoxha nënvizon se do të “punojmë për ta zgjeruar dhe thelluar këtë bashkëpunim në fushën e sigurisë”.

Burimi ATSH

Rama: Anëtarësimi në BE, qëllim i madh strategjik i mandatit të katërt

Kryeministri, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama ishte sot në Lezhë me të rinjtë, ku prezantoi kandidatët për deputetë…

Global 360

“Erdha i fundit babë!”, Hashim Thaçi lë mesazhin e ndjerë në varrin e babait të tij

Ish-presidentit të Kosovës nuk iu lejua pjesëmarrja në varrimin e babait

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Anëtarësimi në BE, qëllim i madh strategjik i mandatit të katërt

Kryeministri, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama ishte sot në Lezhë me të rinjtë, ku prezantoi kandidatët për deputetë…