KQZ sqaron votuesit nga jashtë: Dokumenti i adresës duhet të lidhet patjetër me emrin tuaj

KQZ informon se të dhënat mbi regjistrimin e votuesve nga jashtë tashmë mund të ndiqen në kohë reale në linkun https://kqz.al/stats/, i cili është vendosur në faqen kryesore të internetit të KQZ, në butonin Regjistrimi i Votuesve nga Jashtë.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dhënë sot një sqarim publik për zgjedhësit nga jashtë, pavarësisht shtetit ku kanë vendqëndrimin, në lidhje me adresën që duhet të përdorin për regjistrim në zgjedhjet e 11 majit.

KQZ thekson se, “dokumenti i adresës duhet të përmbajë patjetër adresën që ju keni plotësuar në PER, gjatë aplikimit”.

Gjithashtu shton KQZ, “dokumenti i adresës duhet të lidhet patjetër me emrin e zgjedhësit të regjistruar”.

Sipas të dhënave të KQZ 13 066 shtetas shqiptarë që jetojnë jashtë vendit kanë paraqitur kërkesën në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve deri në orën 14:50 të datës 14 janar për t’u regjistruar për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Nga këto, 2075 kërkesa janë miratuar.

KQZ informon se të dhënat mbi regjistrimin e votuesve nga jashtë tashmë mund të ndiqen në kohë reale në linkun https://kqz.al/stats/, i cili është vendosur në faqen kryesore të internetit të KQZ, në butonin Regjistrimi i Votuesve nga Jashtë.

Rama: Vota më 11 maj, e lidhur drejtpërdrejt me Bashkimin Evropian

Kryeministri, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama dhe drejtuesja politike e PS për Qarkun e Tiranës, Ogerta Manastirliu, zhvilluan…

Global 360

“Erdha i fundit babë!”, Hashim Thaçi lë mesazhin e ndjerë në varrin e babait të tij

Ish-presidentit të Kosovës nuk iu lejua pjesëmarrja në varrimin e babait

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia