“Magjia e fjalës poetike”, COD takim në Vlorë

Qendra për Hapje dhe Dialog (COD) ka zhvilluar aktivitetin letrar “Magjia e fjalës poetike” në qytetin e Vlorës. Kësaj here COD-i kishte ftuar poeten vlonjate Lela Qejvani.


Qendra për Hapje dhe Dialog (COD) ka zhvilluar aktivitetin letrar “Magjia e fjalës poetike” në qytetin e Vlorës. Kësaj here COD-i kishte ftuar poeten vlonjate Lela Qejvani.

Në aktivitet ishin të pranishëm poete të Klubit të Shkrimtarëve “Petro Marko”, intelektualë dhe nxënës të talentuar në poezi, të cilët diskutuan mbi krijimtarinë dhe vlerat estetike të krijimtarisë së poetes, ndërsa recituan dhe vargje të përzgjedhura nga vëllimet e saj poetike.

Burimi ATSH

Lela Qejvani është cilësuar si poete e natyrës dhe e peizazhit.

Në një postim në rrjetet sociale, COD-i shkruan se, Qejvani shkon përtej imazheve piktoreske prej nga merr frymëzimin dhe spikat për thelbin e këndvështrimit të saj mbi temat sociale dhe atdhetare që trajton, si në vëllimet poetike “Mall përtej detit”, “Epokë lakuriqe”, “Ajo natë” edhe në librin publicistik “Në vorbullat e jetës”.

“Magjia e fjalës poetike” është një cikël takimesh letrare të organizuara nga Qendra për Hapje dhe Dialog me poete të këtij qyteti. Pjesë e kësaj “magjie” kanë qenë deri më tani Zamira Agalliu, Rudina Papajani, Fatbardha Amzaj etj.

Rama: Voto me të dyja duart numrin 5 për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian

Kryeministri, njëherësh kreu i PS, Edi Rama ritheksoi sot, se vota në 11 maj për numrin 5 në fletën e…

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Voto me të dyja duart numrin 5 për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian

Kryeministri, njëherësh kreu i PS, Edi Rama ritheksoi sot, se vota në 11 maj për numrin 5 në fletën e…