Rama në Javën e Qëndrueshmërisë Abu-Dabi 2025, marrëveshje për energjinë, bujqësinë dhe financat

Rama shoqërohet në këtë vizitë nga zv/kryeministrja Belinda Balluku, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe ministri i Financave Petrit Malaj.


Kryeministri Edi Rama udhëtoi sot drejt Emirateve të Bashkuara Arabe, në kuadër të pjesëmarrjes në eventet e Javës së Qëndrueshmërisë Abu-Dabi 2025, (Abu Dhabi Sustainability Week – ADSW).

Java e Qëndrueshmërisë Abu-Dabi 2025 janë një platformë globale, e mbështetur nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe lideri i saj i energjisë së pastër, Masdar, për të adresuar sfidat më emergjente të qëndrueshmërisë në botë, përmes diskutimeve të përbashkëta mes vendeve, që përshpejtojnë zhvillimin e përgjegjshëm dhe nxisin përparimin gjithëpërfshirës ekonomik, social dhe mjedisor.

Për më shumë se 15 vjet, ADSW ka bërë bashkë vendimmarrës nga qeveritë, sektori privat dhe shoqëria civile për të çuar përpara axhendën globale të qëndrueshmërisë përmes dialogut, bashkëpunimit ndërsektorial dhe zgjidhjeve me ndikim.

Mbrëmjen e sotme, Kryeministri Rama do të marrë pjesë në pritjen zyrtare të ADSW, bashkë me krerë të shteteve dhe liderëve botërorë, politikëbërësve të lartë dhe specialistëve të industrisë, dhe në mbrëmjen gala të çmimit “Zayed Sustainability”, një çmim që nderon trashëgiminë humanitare dhe të qëndrueshme të babait themelues të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Zayed bin Sultan Al Nahyan, që u akordohet ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, organizatave jofitimprurëse dhe shkollave të mesme globale me zgjidhje të qëndrueshme ndikuese, inovative dhe frymëzuese.

Deri më sot janë nderuar me këtë çmim 117 fitues, nëpërmjet të cilëve tyre është transformuar jeta e 384 milionë njerëzve.

Ndërsa nesër, Kryeministri Rama do të marrë pjesë në sesionin plenar me temë: “Fuqizimi i Progresit të Qëndrueshëm”.

Më pas Kryeministri do të marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të disa marrëveshjeve mes vendeve si: “Korniza e partneritetit strategjik trepalësh për energjinë dhe infrastrukturën”, e lidhur ndërmjet qeverisë së Republikës së Shqipërisë, qeverisë së Republikës Italiane dhe qeverisë së Emirateve të Bashkuara Arabe, si dhe marrëveshje të tjera dypalëshe mes qeverisë shqiptare dhe qeverisë së Emirateve të Bashkuara, në fushën e bujqësisë dhe të financave.

Rama shoqërohet në këtë vizitë nga zv/kryeministrja Belinda Balluku, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe ministri i Financave Petrit Malaj.

Burimi ATSH

Rama në Javën e Qëndrueshmërisë Abu-Dabi 2025, marrëveshje për energjinë, bujqësinë dhe financat

Rama shoqërohet në këtë vizitë nga zv/kryeministrja Belinda Balluku, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe ministri i Financave Petrit…

Global 360

Biden nderon papa Françeskun me Medaljen prestigjioze të Lirisë

Që nga viti 2013, papa Françesku ka qenë lideri jo vetëm i rreth 1,4 miliardë katolikëve në mbarë botën, por…

Diplovista

Hetimet e SPAK-ut, Rama: I qetë e i vendosur që të vijojë beteja ndaj pandëshkueshmërisë

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, kryeministri bën një bilanc të zhvillimeve kryesore të vendit, që nga përparimi në…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama në Javën e Qëndrueshmërisë Abu-Dabi 2025, marrëveshje për energjinë, bujqësinë dhe financat

Rama shoqërohet në këtë vizitë nga zv/kryeministrja Belinda Balluku, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe ministri i Financave Petrit…