Votimi nga jashtë – Mbi 14 mijë të regjistruar dhe 2352 kërkesa të miratuara

Numri më i lartë i kërkesave është regjistruar nga Italia me 4,289, e ndjekur nga Greqia me 3,011, Gjermania me 2353 si dhe nga SHBA me 1352.


Numri i regjistrimeve të votuesve nga jashtë, i cili për herë të parë u jep mundësinë shtetasve shqiptarë kudo që jetojnë që të marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, të cilat do të zhvillohen në 11 maji, e ka kaluar shifrën 14 mijë.

Sipas të dhënave të bëra publike nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), kërkesat për regjistrim janë 14261 deri në orën (20:00), ndërsa janë miratuar 2352 kërkesa.

Sipas gjinisë, në përqindjen më të lartë të regjistruesve janë meshkuj me 9,837 (69.0%) kërkesa, ndërsa femrat janë 4,424 (31.0%).

Për sa i takon kërkesave për regjistrim sipas grup-moshave, numrin më të lartë të kërkesave e ka grup-mosha 26-35 vjeç me 4,422 kërkesa, më pas grup-mosha 36-45 vjeç me 3,901 kërkesa, nga grup-mosha 46-55 janë regjistruar 2,662 dhe mbi 56 vjeç janë 1,848 kërkesa për regjistrim.

Më të rinjtë, grup-mosha 18-25 vjeç kanë numrin më të vogël të kërkesave, me 1,428 të tilla.

Sipas të dhënave janë refuzuar 402 kërkesa.

Kërkesat për regjistrime janë nga vende të ndryshme të botës. Numri më i lartë i kërkesave është regjistruar nga Italia me 4,289, e ndjekur nga Greqia me 3,011, Gjermania me 2353 si dhe nga SHBA me 1352. Sa i takon kërkesave sipas bashkive, numri më i lartë i aplikimeve është për Tiranën me 2717, më pas bashkia e Fierit me 1236, Durrës me 722 e ndjekur nga Shkodra me 573.

Burimi ATSH

Rama: Voto me të dyja duart numrin 5 për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian

Kryeministri, njëherësh kreu i PS, Edi Rama ritheksoi sot, se vota në 11 maj për numrin 5 në fletën e…

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Voto me të dyja duart numrin 5 për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian

Kryeministri, njëherësh kreu i PS, Edi Rama ritheksoi sot, se vota në 11 maj për numrin 5 në fletën e…