Ambasadori italian mbyll misionin 5-vjeçar: Do më mungojë Shqipëria, gjithçka e kam bërë me zemër

Bucci mbërriti në Tiranë në fund të vitit 2019. Ai qëndroi për 5 vjet ambasador i Republikës italiane, duke qenë ndër ambasadorët më aktivë dhe një njohës i shkëlqyer i Shqipërisë


Ambasadori italian Fabrizio Bucci e ka mbyllur misionin e tij 5-vjeçar në Shqipëri, kohë që sipas tij ka qenë e mrekullueshme.

Gjatë një interviste televizive, Bucci tha se përgjatë këtyre viteve janë bërë shumë gjëra pozitive qoftë në fushën tregtare, ekonomike, kulturore apo edhe në luftën kundër krimit e korrupsionit.

“Kanë qenë 5 vite të mrekullueshme e fantastike. Po, pak si malet ruse, me ulje dhe ngritje, por gjëja që them gjithmonë është se këtu në Shqipëri në 5 vjet nuk kam kaluar as edhe një ditë të vetme mërzie. Kemi bërë shumë gjëra, nga pikëpamja e marrëdhënieve tregtare, marrëdhënieve ekonomike, marrëdhënieve kulturore, në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”, tha Bucci.

I pyetur se cila është gjëja që ka mësuar në këto 5 vite në Shqipëri, Bucci tha se “dashuria dhe pasioni janë çelësi që hap të gjitha dyert”.

“Kam mësuar kaq shumë gjëra, kam mësuar që duhet gjithmonë të kesh durim. Të bësh gjithçka me dashuri dhe pasion, sepse gjithçka që jep të shpërblehet. Në një vend si ky, pasioni dhe dashuria janë çelësi që hap të gjitha dyert”, tha Bucci.

Sa i takon momentin më të bukur të punës së tij këtu, Bucci veçon koncertin e mbajtur në Tiranë të këngëtarit Ermal Meta.

“Por më duhet ta them, një nga gjërat më të bukura që më ka pëlqyer ka qenë organizimi në shtator 2021, një koncert të bukur i Ermal Metës këtu. Më kujtohet që atë ditë, iu bëra një surprizë të gjithë djemve, vajzave të Shtëpive Familjare që ne i kemi adoptuar në njëfarë mënyre, “Casa Rosalba” dhe “Casa Betania”. U bëmë këtë surprizë të bukur, i sollëm këtu për koncertin. Ata nuk e dinin, sepse idhulli i tyre ishte Ermal Meta dhe kur mbërritën këtu dhe hynë në stadium u çmendën nga gëzimi kur e panë. Ishte momenti më i bukur sepse shihej lumturia në fytyrat e tyre. Ishte moment i paharrueshëm!”, tha Bucci.

Bucci thotë se Shqipëria do t’i mungojë shumë, duke e cilësuar “shtëpinë e tij të dytë”.

“Është edhe shtëpia ime, sepse një ditë unë do të kthehem përsëri! Gjithçka e kam bërë me zemër dhe ndër shumë gjëra që kemi bërë, dua të kujtoj marrëveshjen për pensionet, që u ka dhënë atë që u takonte qindra e mijëra shqiptarëve që kanë punuar dhe derdhur kontributet e tyre në Itali”, përfundoi ambasadori italian.

Bucci mbërriti në Tiranë në fund të vitit 2019. Ai qëndroi për 5 vjet ambasador i Republikës italiane, duke qenë ndër ambasadorët më aktivë dhe një njohës i shkëlqyer i Shqipërisë. Nesër ai lë vendin tonë për të marrë detyrën e re në Gjermani.

Lexo më shumë nga

Dhuka: Shqipëria po ecën para në çeljen e negociatave për 27 kapituj së bashku

Komisioni për Çështjet Europiane shqyrtoi sot projektpozicionin negociues për Grupimin e tretë të kapitujve: “Konkurrueshmeria dhe rritja gjithëpërfshirëse”, për negociatat…

Global 360

Arabia Saudite në qendër të politikës së jashtme globale duke pritur bisedimet SHBA-Rusi

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Dhuka: Shqipëria po ecën para në çeljen e negociatave për 27 kapituj së bashku

Komisioni për Çështjet Europiane shqyrtoi sot projektpozicionin negociues për Grupimin e tretë të kapitujve: “Konkurrueshmeria dhe rritja gjithëpërfshirëse”, për negociatat…