Begaj: Të rinjtë krijojnë mundësi për integrimin euroatlantik të Ballkanit Perëndimor

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, zhvilloi sot një takim me përfaqësuesit e Zyrës Rajonale për Bashkëpunim Rinor (RYCO).


Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, zhvilloi sot një takim me përfaqësuesit e Zyrës Rajonale për Bashkëpunim Rinor (RYCO).

Kreu i Shtetit përgëzoi Sekretarin e Përgjithshëm të RYCO në Shqipëri si edhe drejtuesit lokalë për punën e deritanishme të kësaj organizate për ndërtimin e rrjeteve të bashkëpunimit ndërinor në Ballkanin Perëndimor, nxitjen e ndërkulturalitetit, mendësisë së paqes, mirëkuptimit e bashkëpunimit.

Presidenti Begaj inkurajoi Zyrën Rajonale për Bashkëpunim Rinor të zgjerojë sipërmarrjen e nisur, që synon promovimin e fqinjësisë së mirë mes vendeve të rajonit, si dhe bashkëpunimin e të rinjve përmes programeve të shkëmbimit, duke u shprehur: “E ardhmja është në duart e të rinjve. Ata kanë aftësitë dhe energjitë të krijojnë mundësi të reja për zhvillimin e qëndrueshëm, si dhe për integrimin Euroatlantik të Ballkanit Perëndimor”.

Marrëveshja për Themelimin e RYCO u nënshkrua nga kryeministrat e 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor në Samitin e BP-së, të mbajtur në Paris më 4 korrik 2016. Kjo organizatë është produkt i Procesit të Berlinit.

Burimi ATSH

Investime të reja, firmoset memorandumi i bashkëpunimit me Shoqatën Turke të Industrialistëve

Turqia ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për vitin 2024.

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Investime të reja, firmoset memorandumi i bashkëpunimit me Shoqatën Turke të Industrialistëve

Turqia ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për vitin 2024.